TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2023, 11:15

Tragjedia në Greqi, Ministria e Jashtme konfirmon: Gjashtë shqiptarë kanë humbur jetën

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Greqi, Ministria e Jashtme konfirmon: Gjashtë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se 6 shqiptarë kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në Larisa të Greqisë, ku pas përplasjes së dy trenave humbën jetën 57 persona.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Xhaçka shprehu ngushëllimet ndaj familjarëve të 6 shqiptarëve.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident,”.shkruan Xhaçka.
Shqiptarët që humbën jetën në aksident:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

 

tragjedia në greqi ministria e jashtme 6 shqiptarë

Lini një Përgjigje