TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2023, 16:46

“Rama i mërzitur që po bie Berisha”, Ngjela: Saliu s'ka më fuqi të bëjë asgjë, mbeti pa parti

Shkruar nga Pamfleti

“Rama i mërzitur që po bie Berisha”, Ngjela: Saliu

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt.

Në një intervistë avokati Ngjela u shpreh se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.

Ndërsa sa i takon presionit që Berisha i ka bërë KQZ-së duke thënë se s’duhet të luajë me procedurat, Ngjela tha se KQZ nuk mund të bëjë shkelje dhe se sipas vendimit të Apelit duhet të regjistrojë grupin e Alibeajt. Ndër të tjera ai shtoi se kryeministri, Edi Rama është mërzitur që po bie Sali Berisha.

Gjykata e ka kthyer në shkallë të parë. Nuk e kam parë praktikën, por e marr me mend sepse shkalla e parë që i ka dhënë të drejtën këtij, nuk e ka thirrur fare PD që është e regjistruar në KQZ, që është e regjistruar në regjistrin e partive politike. I duket sikur po e gënjen që të marrë forcën. Vendimi i formës së prerë nuk mund të rrëzohet. Tha se do ta bëjë rekurs në gjykatë të lartë. Ku ka parti ai zotëri. Nuk kupton dot ai. Nuk di ai ca është shkalla e parë, e dytë, e prerë. Ai thotë jam unë, siç tha Luigji 14. S’ka më fuqi ai të bëjë më gjë në Shqipëri.
Fatkeqësi kombëtare, nuk luan për Shqipërinë. Nuk ka shkuar vula te Alibeaj, nuk ja morën dot. Vulën e kishte Alibeaj. Si e shkel ligjin KQZ, është e pamundur. Rama është mërzitur që po bie Saliu”, tha Ngjela.

Të premten, Gjykata e Apelit i dha një goditje të fortë Sali Berishës, pasi ktheu në Shkallën e Parë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit. Në këtë mënyrë në zgjedhje do futet Alibeaj.

ngjela berisha vula

Lini një Përgjigje