TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 07:58

Topalli: Në Lezhë PD fiton 3 bashki, vulën Alibeajt ia dha Rama

Shkruar nga Pamfleti
Topalli: Në Lezhë PD fiton 3 bashki, vulën  Alibeajt ia dha Rama
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e quajti absurd vendimin e Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e PD-së, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë ne proces.


Anëtarja e Këshillit Kombëtar demokrat tregoi nëse dalja me dy kandidatë do e dobësojë opozitën.

“Nxjerrja e kandidatëve, vendimi i gjykatës për t’i dhënë vulën dhe emrin atyre, faktikisht janë kandidatë të Edi Ramës. Qëllimi për të dëmtuar unë nuk besoj se do jetë aq i rëndësishëm sa të pengojë për të marrë disa rezultate shumë të konsiderueshme”., tha ajo.

Topalli komentoi situatën politike në qarqet Shkodër dhe Lezhë, duke treguar edhe numrin e bashkive që ajo thotë me siguri se do fitohen nga PD-ja.

“Synoj që të marrim 3 bashi. Të marrim Bashkinë e Rrëshenit, të marrim Kurbinin…ka kandidatë të mrekullueshëm edhe në unë jam shumë besimtare që ne mund t’ia dalim shumë mirë dhe jam e fokusuar”., u shpreh Topalli për Klan News.

Ndërsa e pyetur nëse ka ambicie për të marrë drejtimin e PD-së në të ardhmen, ajo deklaroi:

“Asnjë ambicie nuk kam. PD ka kryetarin e vet, e ka të zgjedhur me votë, është një forcë politike e cila po sulmohet dhe është gjë e rëndësishme që ka një personalitet”.

Pas vendimit të gjykatës te dhënë më 3 Mars, Sali Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar në të cilin u mor vendimin për hyre me koalicion në zgjedhjet e 14 Majit.

pd topalli

Lini një Përgjigje