
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Kongresin e Shëndetësisë, i cili do të vijojë edhe gjatë ditës së martë, nga ku njoftoi rritje të pagave për mjekët.
Edhe jemi edhe pak muaj larg fushatës elekorale, Rama tha se kjo rritje pagave për mjekët do të fillojë në Prill dhe do të jetë 50 mijë lekë të reja për mjekët specialistë dhe rritje 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.
“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Kjo nuk mjafton dhe gara që bëhet gjithnjë e më e tashmë na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vixita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme.", tha Rama.
Në fjalën e tij Rama gjithashtu u shpreh se në një situatë ku edhe vendet më të zhvilluara janë në një garë për kapital njerëzor, bluzat e bardha në vendin tonë japin garanci për të nesërmen.
“Më lejoni t’iu falënderoj ju dhe të gjitha bluzat e bardha për mundin dhe përkushtimin dhe rezultatet e arritura në një fushë, e cila çdo ditë iu përball me domosdoshmërinë për të garantuar jetën e njerëzve tanë.
Sot kemi të gjitha arsyet të themi se në fushën e shëndetësisë kemi një kapital njerëzor shumë më të mirëtrajtuar dhe me më shumë garanci për të sotmen dhe të nesërmen. Në kushtet kur një garë shumë frenetike ndërkombëtare ka hyrë në një fazë të ethshme për të garantuar kapitalin njerëzor në funksion të shëndetit bëhet edhe më sfiduese për ne që të jemi në lartësinë e kësaj sfide të përgjithshme ndërkombëtare. Të gjitha vendet kanë hyrë në një fazë ku nevoja për të siguruar personel shëndetësor po bëhet më therëse edhe si rezultat i plakjes së popullsisë. Nga ana tjetër, ne e dimë shumë mirë nga vijmë, por duke ditur shumë mirë se ku duhet të shkojmë, jemi të detyruar të shtyjmë me forcë përpara në funksion të fuqizimit të këtij kapitali njerëzor”, tha Rama.
Lini një Përgjigje