TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 11:00

Rama njoftoi rritje pagash për mjekët, Tritan Shehu: Sheqerosje para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Rama njoftoi rritje pagash për mjekët, Tritan Shehu: Sheqerosje para

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama, dy muaj para zgjedhjeve deklaroi se do të rrisë pagat e mjekëve specialistë me 50 mijë lekë të reja.

Shehu e krahasoi kryeministrin Edi Rama sot në Kongresin e Shëndetësisë me Adil Çarçanin.

Në një reagim në “Facebook”, Shehu theksoi se këto deklarata të Ramës bëhen në një kohë kur në 5 vite zyrtarisht janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërsa shton se kryeministri zotohet që të ndalojë lëvizjen e lirë të bluzave të bardha pas studimeve.

"Rama sot në “Kongresin e Shendetesise” si Adil Çarçani si në motrën e tij, “Konferencën kombëtare të mjekësisë” të 1989!

Në një kohë kur në 5 vite zyrtarisht 857 mjekë janë larguar nga Shqiperia.
Rama zotohet të ndalojë levizjen e lirë të mjekëve mbas studimeve!
Njëlloj si Adili atëherë.

Rama si Adili atëhere zotohet se do t’i heqë “pasaportën” atyre për të…..
Por ai haron se levizja e lirë është një e drejtë universale!
Ai mburet se studentete mjekësisë paguajnë vetem 1/16 e shpenzimeve të studimeve!

Ai ja kalon dhe Adilit, i cili nuk kërkoi bashkëpagesa për studimet universitare.
Dhe këtu flasim për universitet publike, për studimet publike, që janë detyrim kushtetues i shtetit t’i financojë plotësisht!
Ndërsa për pagat kërkon të “sheqerosë” nivelin e tyre, që na rendit edhe në fund të Rajonit.

Deklaron se mjekëve specialistë do tu shtohën rreth 430 E.

Duke përfshirë edhe indeksimin e inflacionit! Aktualisht e kanë 520 E e kështu shkon në 950 E, kur paga më e ulët e tyre në Kosovë është 1195 E.

Ndërsa mjekëve të përgjithshem e infermierëve do tu rriten 7%, gjë që nuk mbulon as indeksimin e inflacionit, pra realisht do tu ulen. Ndërkaq Kosova vetëm këtë vit dyfishoi pagat në shëndetësi.

Me tej ngatërrohet keq kur flet për autonominë spitalore.

Deklaron se po fillon të testohet ne spitalin “Memorial” te Fierit, por harron dy gjëra:
Se pari ai nuk është nje spital publik i mirefillte, ka një status të çuditshëm!
Se dyti autonomia spitalore kishte filluar te testohej në Spitalin e Durrësit etj që rreth vitit 2009. Është qeverisja e tij që na ka kthyer vite mbrapa.

Se treti nuk sqaron si mund të këtë autonomi spitalore për indekset e kostos, konkretisht sistemin DRG!? Në fakt puna për DRG kishte filluar që me 2009!
Aktualisht asgjë!Çudirat e sotme të Rameës këto!"

edi rama tritan shehu

Lini një Përgjigje