TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2026, 22:12

Lea Ypi: Europa ende nuk di si të festojë ditën e saj!

Shkruar nga Pamfleti
Lea Ypi: Europa ende nuk di si të festojë ditën e saj!
Lea Ypi

Filozofja shqiptare që jeton në Britani flet për lirinë, zhgënjimin postkomunist, socializmin moral dhe krizën e identitetit europian në 9 Maj...

Ka festa që njerëzit i ndiejnë instinktivisht. Festa që kanë aromë, tingull, kujtesë kolektive. Festa që dihet si festohen, çfarë pihet, ku shkohet, me kë ndahen. Dhe pastaj është 9 Maji, Dita e Europës, ndoshta festa më e çuditshme që ekziston.

Shumë europianë nuk e dinë as kur është. Akoma më pak dinë si duhet festuar. Dhe problemi më i madh, ndoshta, është se askush nuk është krejt i sigurt se çfarë po festohet realisht.

Ndoshta sepse Europa feston mungesën e diçkaje: mungesën e luftës, tragjedisë, katastrofës historike. Një festë për atë që nuk ndodhi. Për gjithçka që nuk është “Guernica”. (Një pikturë e Picaso, e konsideruar nga shumë kritikë arti si piktura më prekëse dhe e fuqishme kundër luftës në histori).

Pikërisht nga kjo pyetje nis edhe biseda me Lea Ypi-n, filozofen shqiptare që jeton në Britani dhe që sot konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm intelektualë europianë. Takimi zhvillohet në një pub pranë Panteonit në Paris, aty ku Ypi do të mbajë një leksion kushtuar Jean-Jacques Rousseau-së.

Shqipëria përpiqet të hyjë në Bashkimin Europian. Britania, vendi ku jeton ajo, ka dalë prej tij. Midis këtyre dy skajeve, Ypi duket si personazhi ideal për të folur mbi Europën, identitetin e saj dhe krizën e saj morale.

Kur mbërrijmë, ajo është ulur pranë dritares me një gotë birrë përpara dhe një stilolaps të kuq në dorë. Po rilexon shënimet e saj. Nuk e dëgjon menjëherë përshëndetjen. Duket e përqendruar, por jo e tensionuar. Më shumë si një nxënëse shembullore që kapet papritur në befasi.

Pak më vonë ajo qesh kur tregon se vetëm muajt e fundit ka krijuar zakonin të pijë vetëm në pub, çdo të mërkurë, pas leksioneve në Collège de France dhe para trenit për Londër.

Tani më njohin në Gare du Nord. Jam vajza që çdo të mërkurë pi vetëm nga një birrë të madhe”, thotë ajo me humor.

Më pas shton diçka që tingëllon si një rrëfim personal, por edhe filozofik: “Gjithmonë ia kisha ndaluar vetes të pija vetëm. Kam një teori të tërë për këtë.”

Kur biseda kalon te Dita e Europës, Ypi nuk duket e bindur se kontinenti ka arritur ndonjëherë të krijojë një mit të përbashkët rreth saj.

Ky është problemi. Është një festë që celebron një deklaratë, jo një ngjarje të jetuar”, thotë ajo.

Ajo kujton se më 9 maj 1950, kur Robert Schuman shpalli deklaratën historike që konsiderohet lindja simbolike e Europës moderne, nuk kishte as fotografë në sallë. Më vonë, Schuman u detyrua ta ripërsëriste skenën vetëm për të krijuar një imazh historik.

Ypi e di çfarë do të thotë një datë që ndryshon jetën e njerëzve. Ajo ka jetuar rënien e komunizmit në Shqipëri.

Në Shqipëri kemi festuar fundin e komunizmit. Ajo po që ishte festë. Kishte frikë, pasiguri, shpresë, të gjitha bashkë”, shton ajo.

Ajo ishte vetëm 13 vjeçe kur pa kapitalizmin të hynte në vend pas rënies së regjimit.

Për shumë prej nesh ishte moment lirie. Mund të votoje. Mund të udhëtoje. Kishte një shpresë të jashtëzakonshme”, tregon Ypi.

Por entuziazmi nuk zgjati gjatë. “Format e vjetra të shtypjes u zhdukën, por lindën forma të tjera”, deklaron ajo.

Shqiptarët që largoheshin drejt Italisë përballeshin me racizëm. Kultura, dikur e censuruar por e aksesueshme për të gjithë, u kthye në privilegj ekonomik. Marrëdhëniet njerëzore nisën të funksiononin sipas logjikës së tregut.

Gjithçka që lidhej me solidaritetin mes fqinjëve u shndërrua në transaksion ekonomik. Kjo është një humbje që nuk matet dot”, thekson Ypi.

Në qendër të mendimit të Lea Ypit qëndron ideja e “socializmit moral”, koncept mbi të cilin po ndërton librin e saj të ardhshëm.

Ajo e dallon qartë nga socializmi shtetëror që njohu si fëmijë dhe nga socialdemokracia europiane që, sipas saj, humbi terren në vitet ’80 dhe ’90.

Politika nuk kontrollon më tregjet. Sot politika krijon kushtet që tregjet të ndjekin edhe më mirë logjikën e fitimit”, tha filozofja shqiptare.

Pyetja që e udhëheq është e drejtpërdrejtë: “A mund të bëhet politikë pa vlera?”

Për Ypin, socializmi moral është rikthimi i vlerave në politikë.

Në mënyrë interesante, e gjithë filozofia e saj sillet rreth një koncepti që rrallë lidhet me socializmin: liria.

Ashtu si Rousseau, edhe unë nisem nga një evidencë: çdo qenie njerëzore lind e lirë. Dhe nga një tjetër evidencë: gjithçka që na largon nga kjo liri”, shton ajo.

Në tavolinë qëndron një çantë me portretin e Rosa Luxemburgut. Ypi buzëqesh kur e vëren.

Më është dhuruar në Hanoi. Por citimi mbi çantë më duket pak i ekzagjeruar”, thotë Ypi.

Ajo është e veshur me të kuqe të ndezur: këpucë, xhaketë lëkure, buzëkuq. “Pamja e plotë e revolucionares”, thotë me ironi.

Më vonë rrëfen historinë e parë të jetës së saj me Rousseau-n. Ishte në Shqipërinë komuniste, kur si fëmijë u rrëzua në rrugë dhe disa turistë francezë iu afruan për ta ndihmuar. Ata i ofruan dy gjëra të ndaluara nga regjimi: karamele dhe të fliste frëngjisht.

Ajo nuk pranoi ëmbëlsirat. Por kur dëgjoi njërin prej tyre të thoshte se “ndoshta vajza nuk kupton frëngjisht”, reagoi menjëherë duke recituar vargjet e “Të mjerëve”:

Rashë përdhe,

faji i Volterit,

hunda në baltë,

faji i Rousseau-së.”

Sot Lea Ypi flet gjashtë gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Por ajo thotë se çdo gjuhë ka funksionin e vet.

Gjermanishtja është gjuha e filozofisë dhe punës. Jo e emocioneve”, tregon ajo.

Kur pyetet se si mund të “ri-magjepset” Europa, përgjigjja e saj është e qartë: duke rikthyer radikalizmin moral të Iluminizmit.

Sot alternativa ndaj kapitalizmit ofrohet kryesisht nga e djathta dhe ekstremi i djathtë. E majta është mbyllur në kompromis”, shprehet ajo.

Sipas saj, liria në shoqëritë moderne është reduktuar në zgjedhje konsumi: “Të jesh i lirë nuk do të thotë vetëm të zgjedhësh çfarë blen apo ku udhëton. Do të thotë të mund të pyesësh veten çfarë të bën realisht të lirë.”

Biseda përfundon ndërsa jashtë Panteoni nis të mbushet me njerëz. Para se të largohet, Ypi ndalet për një çast dhe rikthehet te Rousseau.

Nëse një vajzë shqiptare nëntëvjeçare mund të takonte Rousseau-n përmes disa vargjeve të recituara turistëve që i ishte mësuar t’i kishte frikë, dhe nëse sot ajo mund të qëndrojë në Panteon për t’i bërë homazh mendimit të tij, atëherë qarkullimi i ideve përtej kufijve dhe regjimeve nuk është një ëndërr filozofike. Është rezultat i veprimit”, tregon ajo.

Ndoshta pikërisht aty qëndron edhe përgjigjja për Europën në 9 Maj: jo te festimi i një institucioni, por te besimi se idetë, liria dhe dinjiteti mund të mbijetojnë përtej kufijve, sistemeve dhe kohës. /Përshtati “Pamfleti” nga “Le Grand Continent

lea ypi europa

6 Komente

  1. A
    Ai tipi

    Aman te na e tregoje kjo si duhet festuar. Kjo shkrimtarja disidente qe kur ishte 12 vjeçe… Mire e ka qe llomotit ne fakt, se me kete nivel te debatit politik verdalle, keta tipat me patologji qe ne pubertet e te rekrutuar neper “grupe debati” dy-tre vite me vone jane te vetmit te vendosur ne pozite per te llomotitur e shkaterruar ne emer te progresit

    1. T
      Tony

      Mire e ke mor vella. Ne anej ka nohija jone i themi hapje bythesh. Por me e sakte qe keta 12 vjecaret e ikur e qe kane lindur ne vende te tjera ose i kane shpelare nga trute te punoje per dike nje dite, ose fluturojne me pras. Kemi femije vete e po shophim qe nuk po na perkasin me ne e Shqiperise. Une jetoj atje ku jeton kjo e jam shume i lenduar qe shumica e femijeve Shqiptare nuk flasin Shqip, sidomos pjesa me prinder injorante.

    2. T
      Tony

      Kjo vajza eshte shume e ditur, por harron te komentoje se si Britaniket e Europa nuk e kane idene per data historike elementare si 1 Maj, 8 Mars e te historise se tyre kombetare. Tani na paska dale Shqiptarka e na u ben leksione Francezeve per Volter e Russo e tu tregoje klasifikimin e gjuheve Europiane.

      1. J
        Jeta

        Ka hallin e Evropës kjo, gjersa vendi i saj zien nga grekoshkijet! Kujt i duhet kjo "altruiste" pa gravitacion?!

        1. A
          Arben

          Mund te kesh njohuri ne filozofi, por te jesh filozof eshte dhunti njerezore te cilen Zoti nuk j'ua ka dhene pak njerezve. Eshte shume ironike per Shqiptare qe jetojne jashte vendi, e komentojne gjendjen politiko shoqerore atje. Qeveritaret europiane per popullin e tyre jane shume te pergjegjshem se ndryshe do ishin si neve, katrahure. Ka edhe atje probleme, por ne themel qytetaret e tyre kane force ne vendimarrje dhe i riparojne problemet. Edhe kjo zonja po te jere me keq atje, nuk e ndalon kush te vije te jetoje, e te kontriboje si e shkolluar dhe e ditur ne Shqiperi. Keto lloj propagande duhet te marrin fund. Zonja nese ka ndikim ne qeverite europiane te kontribojne per Shqiperine kjo do ishte me e mire. Jo te merret me pse festihet keshtu apo ashtu 9 maj.

          1. N
            Na myten

            Dynjaja e perdor leximin, eksperiencat e te tjereve, per te kthjelluar ca mendime kurse shqipet e perdorin si ilaç per te nxitur jashteqitjen e mendimeve te tyre te dhjera. Po te jete shqiptar/e personazhi qe lexojne kalojne direkt ne diarrhe.

            Lini një Përgjigje