Salianji ka sulmuar ashpër Sali Berishën në Ditën e Europës, duke e akuzuar se po pengon demokracinë dhe rinovimin e Partisë Demokratike me drejtimin e tij 36-vjeçar.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka uruar 9 Majin, Ditën e Europës, ndërsa ka përcjellë një mesazh të fortë politik për situatën brenda PD-së dhe nevojën për ndryshim në lidership.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji theksoi rëndësinë e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rotacionit politik, duke e lidhur mesazhin e Ditës së Europës me zhvillimet brenda Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të përfaqësojë pritshmëritë europiane të shqiptarëve duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, referuar kreut të partisë, Sali Berisha.
“Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike”, shkruan Salianji.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike dhe për një brez që beson tek vlerat europiane dhe demokracia funksionale.
Salianji thekson gjithashtu se ndryshimi nuk është vetëm nevojë politike, por “detyrim europian”, ndërsa shton se vetëm në këtë mënyrë Partia Demokratike mund të rikthehet fituese.
“Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim. Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike. Europa që ne besojmë është ajo e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vendimmarrjes nga qytetarët”, shprehet ai ndër të tjera.
Reagimi i Salianjit:
Gëzuar 9 Majin, Ditën e Europës
Në një kohë të errët për njerëzimin, pas shkatërrimit që lanë pas sistemet totalitare, etërit themelues të Europës së Bashkuar vendosën se demokracia dhe shteti i së drejtës janë garancitë e vetme që shoqëritë të mund të ndryshojnë dhe zhvillohen në paqe.
Demokracia është pikërisht kjo: një sistem përmes të cilit pushteti mund të lihet dhe ndryshimi bëhet i mundur.
Demokracia nuk është perfekte por është i vetmi sistem vlerash kundër autokratëve.
Sot, kur një brez i tërë në Shqipëri kërkon të mbyllë një tranzicion të gjatë dhe të çojë vendin drejt integrimit europian, përballemi ende me përpjekje për të mbyllur hapësirat e brendshme, për t’u kthyer tek interesat personale dhe për t’i rezistuar ndryshimit.
Por Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim. Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke pasur në krye të njëjtin lider prej 36 vitesh, që nuk respekton asnjë normë demokratike.
Europa që ne besojmë është ajo e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vendimmarrjes nga qytetarët.
Këto janë parimet mbi të cilat ndërtohet familja politike europiane dhe që duhet të udhëheqin çdo forcë politike që synon të jetë pjesë e saj.
Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re dhe për një brez që beson në këto vlera dhe kërkon t’i kthejë ato në realitet.
Ndryshimi nuk është vetëm një nevojë. Është një detyrim europian. Vetëm kështu PD bëhet fituese.
Gëzuar Ditën e Europës!
Vete cellar one se nuk Jane politicians po Jane kalamoj Te perkedhel . Po Shqiperise rrugen per ne BE e happy pd dhe Berisha , vizat I hoqi pd dhe Berisha , ne NATO Te guru pd dhe Berisha I Colin eshte trust tri here ne White House I ftuar nga tri presidente George W Bush Senior ,Clinton , George W Bush Junior dhe nje here I ftuar nga George W Bush Senior ne shtepine e tij ne Texsass Politika kerkon meandime e vision , Te jesh I digit e i shkolluar , krijimtari , Esperanza trimeri dhe energy , pavaresisht moshes Zoti ja ka dhene Te gjithe . Salianji ja shkruajne padroni dhe ai vetem I lexon dhe discreditohet ,
Kur s'ma mori Luli me gjithë shtet, do ma marrësh ti tek pullë o Salihajvan! Është një Sali, nuk duhen hanja
Fan Noli shkruante Ai i pari ishte madhështor. Si një deve. Ky i fundit nuk bën as për ylyfe. Kategoria e Llapajt që kuintesecë ka fjalën llap E Sali-janjit nis me Sali. E imagjinoni që Krye.inistër të kesh lllapajn o Salijanjin. Thonë gjirokastritet te vjen të çash barkun me lugë. Në noks pesha me lehtë ishte pupël.ëëe këta do shpikur pesha hiç.