Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në ‘Ditën e Europës’ tha se dy nga reformat kryesore, zgjedhorja dhe territoriale, janë në vëmendjen e Bashkimit Europian.
Gonzato u shpreh se me reformën zgjedhore synohet që Shqipëria të plotësojë rekomandimet e raportit të fundit të OSBE/ODIHR.
“Është pjesë e standardeve demokratike. Pluralizmi demokratik është i rëndësishëm. Shqipëria duhet të ketë një administratë vendore që të përfitojë nga anëtarësimi i saj në BE. Të gjitha programet që ka BE kanë të bëjnë me qeverisjen vendore dhe rajonale”, tha ai.
Por sa shanse ka Shqipëria të përmbyllë negociatat në 2027 dhe të shpresojë në një integrim në 2030?
Gonzato shprehet se gjithçka do të varet nga ecuria e reformave.
“Sa i përket objektivit të 2027-ës, unë gjithmonë kam thënë që është e rëndësishme që të ketë një objektiv të qartë se i mban palët të përqendruara. Dhe kjo ka treguar vlerën e saj se ka pasur një përkushtim të plotë të KE dhe shteteve anëtare për ta ndjekur këtë process”, tha Gonzato.
Care po ndjek a tu cafte bytha! Ketu do vije koha qe edhe diplomatet e huaj do ikin, jo me populli qe po i rrembejne cakejte cdo gje, buken, pronen, dinjitetin, atdheun!!!! Ju soisezet e huaj na moret me qafe se per interesa te ngushta personale apo politike mbeshtesni edhe djallin dhe i thoni engjell! Kete po beni edhe ne Tirane. Droga, paraja e piste, korrupsioni, kurvelleku etj po bejne kerdine ne Shwiperi dhe ju "nuk i shikoni", vetem keni nje shprehje se Shqiperia ka bere perparime.