TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2026, 11:49

“Jemi në hapat e fundit të integrimit”/ Rama: E fitova mandatin e katërt vetëm duke valëvitur flamurin e BE-së

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi në hapat e fundit të integrimit”/ Rama: E fitova
Edi Rama

Rama tha se shteti i së drejtës nuk mund të negociohet, ndërsa vlerësoi reformën në drejtësi si unike për të gjithë Rajonin...

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vijuar pa pengesa procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që e konsideroi një rrugë pa kthim, pavarësisht nëse ajo është një rrugë me tatëpjeta ose jo.

Në Ditën e Europës, Rama u shpreh se Bashkimi Europian është ëndrra e shqiptarëve, ndërsa theksoi se jemi në hapat e fundit të një historie që zgjat prej shekujsh.

“Për ne Shqiptarët, Europa mbetet edhe në këtë kohë të vranët ajo që ka qenë kur nuk ishte dot e arritshme, përveç se mes atyre valëve të dobëta që ekranet ilegale sillnin nga jashtë Shqipërisë në ekranet e televizorëve. Europa për në mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar, amanet i pajetërsueshëm kombëtar dhe mision i pandryshueshëm politik.

Jo se ne jemi navië, as se ne kemi iluzione, por se ne e dimë fort mirë, më mirë se sa kush do tjetër në këtë kontinent se çfarë do të thotë të jetosh i izoluar dhe i rrethuar me mure për tu mbrojtur nga Europa”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk ka asnjë parti në Europë, por edhe më gjerë, që të fitojë në zgjedhje një shumicë të cilësuar duke përdorur flamurin e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër ai tha se kjo tregon se shqiptarët, në një shumicë absolute besojnë te BE dhe integrimi i vendit në familjen europiane.

Dhe në kuadrin e procesit të integrimit, Rama tha se shteti i së drejtës nuk mund të negociohet, ndërsa vlerësoi reformën në drejtësi si unike për të gjithë Rajonin.

Do të ishte e pamundur që të ndërmerrnim dhe jo më ta zbatonim me të gjitha vështirësitë e kuptueshme një reformë të tillë, nëse nuk do të kishim Europën si ëndërr dhe tokë të premtuar, si amanet dhe mision të pazëvendësueshëm, dhe nga ana tjetër nëse nuk do të kishim BE si partner të pandarë në këtë rrugë ku dija e BE e transferuar drejt nesh për mënyrën se si një vend mund të kthehet në arkitekturë drejtësie, është diçka që nuk mund të blihet dhe të mendohet jashtë perimetrit të Europës. Të qenit në BE është mundësi.

BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës. Shteti i të drejtës nuk mund të negociohet, por vetëm të respektohet kur e ke dhe të ndërtohet kur se ke.

Nëse ne sot jemi besimplotë për ecurinë e këtij procesi dhe sot Shqipëria ka arsye për të besuar në këtë proces, kjo lidhet me ecjen dorë për dorë me BE-në dhe të qenurit pjesë e tij është garanci. Shumëkush e përfytyron BE si pengesë, barrë, si një perimetër që nuk të lejon të marrësh frymë lirisht, por nuk ka gjë më larg të vërtetës dhe më të gabuar, sepse në fakt BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës. Shteti i së drejtës nuk mund të negociohet.

Në këtë Ditë të Evropës, unë dua të nënvizoj që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë dhe janë sot në një kohë kur bekimi i të qenurit pranë Evropës është një garanci e të qenurit në një rrugë pa kthim, për t’u ankoruar përfundimisht aty ku kemi vendin dhe ku e kanë ëndërruar Shqipërinë rilindasit tanë”, tha Rama. /Pamfleti/

 

edi rama mandati i 4-rt be europa

5 Komente

  1. T
    Tony

    Ky eshte bere si ata kapitenet e anijeve lundruese qe kane ne dollap te gjithe flamuret e shteteve. Kur lundrojne ne ujerat e nje shteti udhetojne me flamurin e atij shteti. Lum si ne per kapedanin tone te "mencur".

    1. G
      Gjyqymi

      "Jemi ne hapat e fundit" te integrimit thote ky. Dikush duhet tja thote qe eshte ne hapat e fundit te qeverisjes dhe pusht-etit te tij. Ju nuk ja thoni dot se ju bie infarkt por te shpresojme qe tja thone te vetet, se USA ja ka bere te qarte, pavaresisht akrobacive e karagjozlliqeve qe ben.

      1. e
        ert

        perdorimi i peshtire i gjuhes shqipe nga nje injorant po i sjell deme absurde gjuhesise kombetare

        1. H
          Hand Selimi

          Si mashtrues ordinary calcite pas e BE tani Ben pakt me Vucicin dhe po valve pas e Serbise . Te ka Bo ska skanerin gazetari Gjerman duke Te coleus si kryeministri me I mire I Serbise pas Pashicit . Mjer ato kaqola qe Te besojne ty

          1. B
            Babloku

            Salehu ne km e fundit drejt grehines ky me metrat e fundit drejt gijotines

            Lini një Përgjigje