Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Europës, duke theksuar mbështetjen e Bashkimit Europian për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit.
Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, Costa vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e negociatave dhe nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave.
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po iu drejtohem si anëtarë të ardhshëm të BE. Në ditën e Europës, ne festojmë projektin europian. Kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen, ata vendosen të ndërtojnë të ardhmen dhe lirinë mbi hirin e Luftës së Dytë botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është europiane. Po bëhet punë e madhe për ta bërë realitet BE. Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në negociata, gjatë vitit të kaluar. Inkurajojmë që të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë të ardhmen europiane. Rroftë Europa!”, tha Costa.
Costa theksoi se Bashkimi Evropian e sheh Shqipërinë si pjesë të së ardhmes europiane, ndërsa vuri në dukje se progresi i bërë gjatë vitit të fundit ka qenë i rëndësishëm për avancimin e negociatave të anëtarësimit.
Lini një Përgjigje