Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli nga selia blu mbylljen e protestës së tetë kombëtare të opozitës, pas afro dy orësh tubim dhe tensione në qendër të Tiranës.
Në fjalën e tij përpara mbështetësve, Berisha falënderoi protestuesit që morën pjesë në tubim pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe paralajmëroi vijimin e protestave kundër qeverisë.
“Ja vdekje, ja liri. Beteja do të vijojë. Edhe më të fuqishëm se më parë. Ju jeni shpëtimtarët e kombit”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se opozita do të vazhdojë betejën që e cilësoi si luftë për dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve.
“Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që në ditë shiu latë çdo gjë dhe si elitë e guximshme e kombit dolët në shesh për t’u përballur me regjimin. Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari”, tha kreu i PD.
Pjesë nga fjala e Berishës
Në këtë ditë shiu, në këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë. Dolët në shesh t’u përballur me të keqen më të madhe, me narkoregjimin e Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot regjimi dëshmoi fytyrën e vërtetë. Bllokoi marshimin paqësor. Garantoj se do të ketë të gjitha përgjegjësitë që meriton. Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës, ta harrojnë. Jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë s’do mund të na imponojë të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Rama. Të pranojmë pushtetin e një Lubie të vërtetë të shqiptarëve. Hajdutë që me vjedhjen e pasurive e fondeve, mjerojnë qindra mijëra shqiptarë. Largojnë nga vendi mijëra të tjerë. Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.
Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Asgjë nuk do të mund të na mposhtë pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë. Për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama. Ne jemi në këmbë dhe njëherë kam mirënjohje, asgjë nuk iu dekurajoi sot, as terrori i policisë së radhës së kaluar, as propaganda, as moti. Kjo kohë do të marrë fund, asgjë s’na mposht. Rama dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm.
Nëse do të ndiheshim në kurth, ne i kishim rrugët e tjera të hapura. Ne shkuam drejt aty. Nëse ai mendoi se na bëri kurth, gaboi. Ne e dinim që na kishte bllokuar rrugën, e kishim marrë vesh përpara. Asnjë kurth, përkundrazi, kishim disa rrugë të tjera, por shkuam vetë drejt rrethimit. Por do të marrë përgjigjen e merituar. Ne kemi një strategji paqësore, siç e shikoni, por strategjia jonë është e të pamposhturve.
Eshte skandaloze te degjoshe nji plere qe ka 36 vite ne politike qe ka shkatrruare nje Shqiptari dhe ka vrare mijra vete.
Lum Edi Rama çfarë kundërshtari politik ka ! Mjerë Opozita në çfarë niveli ka ra ! Pluralizëm Surrogat.