TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2026, 21:27

Policia bllokoi turmën, Berisha: Kriminelët do marrin përgjigjen e merituar

Shkruar nga Pamfleti
Policia bllokoi turmën, Berisha: Kriminelët do marrin përgjigjen
Sali Berisha duke folur në protestë

Është mbyllur pas afro dy orësh protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa turma e protestuesve ka nisur të largohet drejt selisë blu.

Tubimi i opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë pranë ish-hotel “Dajtit”, ku forcat e rendit bllokuan marshimin e protestuesve drejt Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme.

Gjatë protestës, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të mbajtur larg turmën, ndërsa protestuesit tentuan disa herë të çajnë kordonin e sigurisë.

Në përfundim të tubimit foli kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili akuzoi policinë dhe qeverinë për bllokimin e marshimit të opozitës.

Kriminelët do marrin përgjigjen e merituar. Ishim në një marshim paqësor. Dhe u shkelmua Kushtetuta, u bllokua rruga. Ata do të marrin përgjigjen e merituar, këta kanë kryer një krim të shëmtuar. Ne po bënim marshim paqësor. Edi Balluku dhe Lubi Rama nuk do shpëtojnë pa shkuar para ligjit”, deklaroi Berisha.

Protesta e kësaj mbrëmjeje nisi para Kryeministrisë pa fjalime politike, ndërsa opozita kishte paralajmëruar një marshim në rrugët e Tiranës.

pd berisha proteste

Lini një Përgjigje