Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit dhe unitetit mes vendeve evropiane.
Përmes një reagimi publik, Costa u shpreh se kjo ditë simbolizon projektin e përbashkët evropian dhe arritjet që mund të realizohen përmes bashkëpunimit.
“DitaEuropës është dita juaj. Sot festojmë projektin tonë të përbashkët evropian dhe atë që mund të arrijmë kur punojmë së bashku. Të bashkuar në diversitet, ne vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët të paqes, lirisë dhe mundësive”, shkruan Antonio Costa.
#EuropeDay is your day.
— António Costa (@eucopresident) May 9, 2026
Today we celebrate our common European project and what we can achieve when we work together.
United in diversity, we keep building our shared future of peace, freedom and opportunity. pic.twitter.com/SoWI2w41iI
Më 23 korrik 1952 hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës. Nga Komuniteti Ekonomik Evropian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Evropian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Hollanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez Robert Schuman.
Lini një Përgjigje