Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh opozitës në ‘Ditën e Europës’ sa i takon reformës zgjedhore. Teksa theksoi se dialogu mbetet rruga e vetme për të arritur konsensus mes palëve politike, Rama tha se ultimatumet nuk funksionojnë me të dhe tashmë kjo dihet.
Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se askush nuk mund t’i imponojë propozime përmes ultimatumeve. Ndërkohë që pohoi se është i gatshëm të dëgjojë çdo propozim, ndërsa konsideroi si prioritar uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.
“Për reforma zgjedhore duhet të kontaktoni me drejtuesin e kësaj reforme, që është Damian Gjiknuri. Ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këdo që ulet në tryezë që ulet për të folur e biseduar. Imponime, ultimatume, qëndrime të paracaktuara, besoj se është mjaftueshëm kohë e gjatë, për të kuptuar që me mua dhe ne nuk mund të funksionojnë. Jemi të interesuar që të ulim numrin e deputetëve të parlamentit. Uroj të kemi konsensus. Nga këto çdo diskutim tjetër është i hapur”, tha ai.
Lini një Përgjigje