TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2026, 11:07

“Dita e Europës”, Tabaku: Integrimi europian jo slogan politik, mundësi për të ndërtuar një Shqipëri më të ndershme

Shkruar nga Pamfleti
“Dita e Europës”, Tabaku: Integrimi europian jo slogan politik,
Jorida Tabaku

Europa e Bashkuar nuk lindi si një projekt burokratik. Lindi nga hiri i një kontinenti të djegur nga luftërat, nga dëshira për të mos lejuar më kurrë që urrejtja, totalitarizmi dhe ndarjet të shkatërronin Europën. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në Ditën e Europës.

Tabaku shprehet se integrimi në familjen evropiane, është sot një nevojë e Shqipërisë dhe një mundësi për të ndërtuar në vend stabilitet dhe siguri. Në vijim ajo thekson se edhe për ne shqiptarët, pas më shumë se tre dekadash, Europa nuk është më një ëndërr naïve, por është nevojë, është shtet ligjor, është drejtësi, është meritokraci.

Europa e Bashkuar nuk lindi si një projekt burokratik. Lindi nga hiri i një kontinenti të djegur nga luftërat, nga dëshira për të mos lejuar më kurrë që urrejtja, totalitarizmi dhe ndarjet të shkatërronin Europën.

Schuman, Monnet, De Gasperi, Adenauer apo Churchill besuan se paqja nuk ndërtohej vetëm me traktate, por me ekonomi të përbashkët, institucione të forta dhe vlera demokratike që bashkojnë kombet.

Sot Bashkimi Europian është përballë sfidave të tjera: sigurisë, konkurrencës globale, luftës në Ukrainë, teknologjisë dhe zgjerimit. Europa nuk është më vetëm një projekt paqeje. Është një projekt force, stabiliteti dhe sigurie.

Edhe për ne shqiptarët, pas më shumë se tre dekadash, Europa nuk është më një ëndërr naive. Është nevojë. Është shtet ligjor. Është drejtësi. Është meritokraci. Është mundësia për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më europiane.

Prandaj integrimi europian mbetet objektivi ynë strategjik dhe historik. Jo si slogan politik, por si bindje reale se Shqipëria mund të transformohet dhe të bëhet një anëtare e denjë e Bashkimit Europian”, shkruan Tabaku.

 

tabaku be dita e europes

Lini një Përgjigje