TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2026, 18:03

Autokratët rrëzohen vetëm kur opozita bëhet alternativë

Shkruar nga Pamfleti
Autokratët rrëzohen vetëm kur opozita bëhet alternativë
Protesta dje në Tiranë & Protestat në Hungari

Rasti i Hungarisë tregoi se edhe regjimet më të forta mund të shemben përmes votës dhe mobilizimit qytetar. Në Shqipëri, opozita duket se po ecën në drejtimin e kundërt: më shumë protesta, por më pak frymë dhe më pak njerëz.

Kur Viktor Orban humbi pushtetin në Hungari pas 16 vitesh sundim, shumëkush e pa si fundin e një epoke të autokracisë moderne europiane. Një lider që kishte ndryshuar kushtetutën, kapur median, dobësuar drejtësinë dhe ndërtuar një sistem të tërë pushteti personal, u rrëzua jo nga një revolucion i dhunshëm, por nga një opozitë që më në fund kuptoi rregullat bazë të përmbysjes së autokratëve.

Fitorja e opozitës hungareze nuk erdhi rastësisht. Ajo u ndërtua mbi disa parime që historia politike i ka provuar vazhdimisht.

E para ishte uniteti. Në Hungari, opozita krijoi një koalicion të gjerë, duke bashkuar forca të ndryshme politike vetëm për një objektiv: largimin e Orbanit. Ata kuptuan se beteja nuk fitohej me ego personale apo me luftëra të brendshme, por duke krijuar një shumicë të madhe shoqërore.

E dyta ishte lufta nga qendra. Peter Magyar nuk ndërtoi një fushatë radikale për militantët, por synoi shtresën gri të elektoratit, votuesit e lëkundur dhe qytetarët e zhgënjyer. Pikërisht kjo solli pjesëmarrje rekord në zgjedhje, afro 80%, niveli më i lartë që prej rënies së komunizmit në Hungari.

E treta ishte fokusi tek ekonomia dhe korrupsioni. Opozita hungareze nuk humbi kohë me slogane abstrakte për demokracinë, por foli për jetën reale të qytetarëve: varfërinë, korrupsionin, klientelizmin dhe pasurimin e elitave pranë pushtetit.

E katërta ishte zgjerimi i bazës elektorale. Në vend që të hiqte dorë nga zonat rurale, të konsideruara bastione të Orbanit, opozita investoi pikërisht aty. Ajo tentoi të bindte edhe votuesit e kundërshtarit dhe jo vetëm të mbante të motivuar militantët e vet.

E pesta ishte refuzimi i përçarjes. Orban kishte ndërtuar pushtetin mbi ndarjen dhe polarizimin e shoqërisë, por kur qytetarët nisën të lodheshin nga korrupsioni dhe arroganca e qeverisë, opozita e shfrytëzoi këtë lodhje duke u paraqitur si alternativë bashkuese dhe jo si burim tjetër konflikti.

Dhe e gjashta ishte protesta masive dhe frymëzuese. Opozita hungareze organizoi demonstrata të mëdha, paqësore dhe energjike në Budapest, duke krijuar ndjesinë se ndryshimi ishte realisht i mundur. Protestat nuk ishin thjesht ritual politik, por kthyen opozitën në lëvizje popullore.

Këtu nis edhe kontrasti i fortë me Shqipërinë.

Opozita shqiptare zhvilloi dje protestën e saj të tetë kombëtare kundër qeverisë Rama. Por ndryshe nga Budapesti, protestat në Tiranë japin gjithnjë e më shumë ndjesinë e konsumimit dhe jo të rritjes. Në vend që të mobilizojë shtresa të reja apo elektoratin gri, opozita duket se po humbet gradualisht edhe një pjesë të mbështetësve të saj tradicionalë.

Problemi kryesor është se opozita shqiptare nuk po arrin të përmbushë pothuajse asnjërin prej kushteve që sollën ndryshimin në Hungari.

Opozita hungareze kishte si bazë luftën ndaj korrupsionit, lideri i opozitës shqiptare është në gjyq i akuzuar për korrupsion. Po ashtu është "non grata" familjarisht në SHBA. 

Opozita shqiptare nuk ka unitet real, por kontroll të centralizuar rreth një figure të vetme. Kjo pasi Berisha është provuar dhe nuk shihet si alternativë. Nuk ka hapje ndaj qendrës, por një diskurs që shpesh flet vetëm për militantët. Nuk ka garë të brendshme politike, por rikthim tek modeli i liderit të pakontestueshëm.

Sali Berisha ka shkuar deri aty sa më 23 maj garon i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike. Një parti që kërkon të rrëzojë atë që e quan regjim autokratik, ndërkohë zhvillon një proces formal pa rivalë realë brenda vetes.

Dhe ky është paradoksi shqiptar: opozita akuzon qeverinë për përqendrim pushteti, por vetë funksionon mbi të njëjtën logjikë vertikale.

Në shkrimet klasike mbi rrëzimin e autokratëve, nga Gene Sharp te përvojat e Europës Lindore, një ide përsëritet vazhdimisht: regjimet nuk bien vetëm sepse qytetarët janë të zemëruar. Ato bien kur opozita arrin të kthejë zemërimin në shpresë dhe shpresën në shumicë.

Në Serbi, Milosheviçi u rrëzua kur opozita u kthye në lëvizje masive. Në Poloni, Lech Walesa fitoi sepse bashkoi shtresa të ndryshme të shoqërisë. Në Hungari, opozita fitoi sepse doli nga retorika e ngushtë partiake dhe foli për jetën e përditshme të qytetarëve.

Në Shqipëri, pyetja sot nuk është vetëm nëse Edi Rama mund të mundet. Pyetja më e madhe është nëse opozita është gati të ndryshojë veten përpara se të kërkojë të ndryshojë pushtetin.

Sepse historia politike e vendeve me prirje autokratike ka treguar një të vërtetë të thjeshtë: autokratët nuk mbijetojnë vetëm nga forca e tyre. Shpesh, ata mbahen në këmbë nga dobësia e opozitës. /Pamfleti

opo hungari protesta

2 Komente

  1. I
    Injac Isai

    Orban eshte politikan , dhe kollona e pushtetit Te tij ishte Hungarian e Hungarezeve , nuk u more me droge , response kushtetuten dhe ligjin , organize zgjedhje Te lira e Te ndershme , short ishte nationalist demokrat Rama nuk eshte politikan , po po Ti referent Nanos ai e ka cilesuar publikisht Ramen si anarshist , ne konfendicialitet mind ta kete vile si ndryshe . Rama mbolli 650 mije ha droge ne Shqiperi dhe krijoi trail droge , lidhje me kartelet e droges nderkombetare etj sa B E e etiketon Shqiperine Kolumbia e Europes . Rama e they Shqiperine ne lavatricen e pastrimit Te eurove nderkombetare Te krimit boteror . Me eurot e krimit Rama krijoi ne Shqiperi narkoshtetin , narkodiktaturen me Te burgosur politik . Shqiperia sot eshte vetem nje fasade demokracia separate Rama nuk pyet as per kushtetuten. S ligj drejtesi e e re e kontrollon dhe komandon si do si Rama opoziten e Bashes e Salianji I kishte mirror dhe Benin cdo Te Rama , I lane Rames parlamentin ndarjen teritoriale , pushtetin local duke Lon Joleen e nominated duke mos mare pjese ne zgjedhje qe perben Easton e vetem ne bote ku nje parti politike mulching ne zgjedhje . Me keto favor qe I beri Basha Salianji Rama forgot narkodiktaturen narkoshtetin dhe ne zgjedhje hunter me parti shtet si ne kohen e komunizmit . Berisha e mori pd Te shketmoqur nga pazaret e pista Te Basha Salianji me Ramen , kur Rama ishte pergatitur per Te Shtuquajturen bashkeqeverisje qe ishte shkaterron I plate I pluralizmin ku Rama do ishte km dhe ne qeveri do fudge disa Te ashtrays demokrate pazare me I piset politik qe ka pa Shqiperia , Populli Hungareze nuk eshte si populli Shqiptar me psikologjine skllaveruar dhe Te nenshtruari ,Lexi Konicen Fishten dhe gjithe rilindssit e vertete jo keto Te genjeshtert Te Rames . Nje shkrimtar I viteve 65 -75. Ka shkruar disa regime ku njeri prej Tyre titullohet Plumbi do plumb Xherah

    Lini një Përgjigje