TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 16:20

Largohet Artan Shkreli, arkitektja Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit!

Shkruar nga Pamfleti
Largohet Artan Shkreli, arkitektja Persida Shkrepa emërohet në krye
Persida Shkrepa dhe Belinda Balluku

Shkrepa zëvendëson Artan Shkrelin, pasi ky i fundit ka mbajtur për 6 vitë këtë post. 

Pedagogia dhe arkitektja Persida Shkrepa është emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit. Emërimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila edhe e prezantoi sot me stafin e institucionit.

Shkrepa zëvendëson Artan Shkrelin, pasi ky i fundit ka mbajtur për 6 vitë këtë post. 

Në një reagim publik, Balluku vlerësoi përvojën profesionale të Shkrepës në fushën e arkitekturës, duke theksuar se drejtimi i saj pritet të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e rolit të institutit në sektorin e ndërtimit.

Shkrepa është me origjinë nga Saranda dhe ka ndjekur studimet e larta në Tiranë.

Pas diplomimit në arkitekturë, ajo ka ushtruar aktivitetin si arkitekte dhe pedagoge, si dhe ka hapur studion e saj profesionale, ku ka realizuar projekte të ndryshme ndërtimore.

institutit të ndërtimit belinda balluku

Lini një Përgjigje