Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar zhvillimin e një takimi me mbështetësit e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, duke vijuar turin e tij në disa qytete të vendit.
Ish-deputeti u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë, teksa njofton se takimi do të mbahet ditën e nesërme në Kinoteatrin e Fierit.
Salianji ka zhvilluar më parë takime me struktura dhe simpatizantë të PD në Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër Shkodër dhe Lezhë. Këto lëvizje kanë nxitur reagime brenda partisë dhe kanë thelluar përplasjet mes tij dhe drejtimit aktual të PD.
“Nesër shihemi në Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00! Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike. Shihemi nesër!”, shkruan Salianji në një postim në "Facebook".
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka komentuar publikisht këto takime gjatë daljeve televizive. Ai i cilëson veprimet e Salianjit si shkelje të vijës së kuqe të vendosur nga partia dhe paralajmëroi edhe përjashtim.
Berisha u ka bërë thirrje disa herë demokratëve të mos e mbështesin Salianjin, duke theksuar se lëvizjet e tij janë pjesë e axhedës personale.
Ndërkohë ish-deputetin demokrat duket se nuk e kanë penguar deklaratat e kreut të PD për të vijuar turin e takimeve.
Shum bukur e fillove dhe shum bukur po vazhdon .Keni te drejten tuaj per te shpalosur te mirat dhe te kqiat e partise tuaj qe ka 14 vjet qe nuk fiton asnje lloj zgjedhje Nje person si ju kritik por dhe shpjegus dhe sesi ju duhet te coni PD e tkurrur me lart dhe njekohesisht jepni rolin tuaj si demokrat pavaresisht te mos dakoresise te Krytarit tregon qe je i vendosur pavaresisht intrigave Respekt dhe SUKSESE NESER NE FIER DHE JAM I BIDUR QE DO DALESH SH .MIRE .