TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 13:50

Opozita bojkot Territoriales, Mazniku: Kuvendi do të zgjidhë ngërçin

Shkruar nga Pamfleti
Opozita bojkot Territoriales, Mazniku: Kuvendi do të zgjidhë
Arbjan Mazniku

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar edhe mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, ndërsa Arbjan Mazniku paralajmëroi se Kuvendi do të zhbllokojë situatën.

“I kemi dhënë të gjitha garancitë opozitës për të qenë pjesë e komisionit. U humbën dy muaj që mund të kishim produkt. i kemi kërkuar Parlamentit javën e kaluar të ndryshojmë mënyrën se si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues.

Kjo nuk do të thotë që opozita të mos jetë, do të ketë tetë anëtarët e saj. Ndërkohë, do të fillojmë të punojmë për këtë proces”, tha socialisti Arbjan Mazniku.

Sot ishte afati i fundit që maxhoranca i dha PD për t’u kthyer në komision, ndryshe do të ndryshonte formulën e përbërjes, që pritet të kalojë në seancën plenare të së martës.

Në propozimin e paraqitur, socialistët kërkojnë që Komisioni të mos ketë dy bashkëkryetarë, si dhe PS të ketë shumicën e anëtarëve. Kjo do të thotë se socialistët duket se do të vijojnë të vetëm për hartimin dhe miratimin e ndarjes së re territoriale, me të cilën do të organizohen zgjedhjet e 2027-ës.

mazniku territoriale kuvend

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Të kapur si miu në çark , po pregatiteni të mbuloni qasjet antishqiptare, me mosmarrëveshje, për t'ja lënë topin njera tjetrës. Edhe pulat e fshatit e dinë që jeni bashkë , bashkë keni kordinuar veprimtarinë dëmbërëse ndaj Atdheut, ndaj bashkë do rrëzoheni. Ndaj edhe metodat ja huani njeri tjetrit. Çadra, fjetore te sheshi, urgjencë për te spitali dhe shpërblimi, nga spitali te qeveria teknike. ca Ju(opozita) dhe ca Ata(mazhoranca) dhe u "Kry".

    Lini një Përgjigje