Saimir Korreshi, deputet i PD-së, ka ironizuar gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjës, ndërsa ka publikuar në rrjet pamje skandaloze, ku ujërat rrjedhin në ambientet e pavionit.
Në postimin e tij, Korreshi u bën thirrje qytetarëve që, sipas tij, të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete.
“Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnjë. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqëruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit.
Më tej, ai vijon ironinë duke iu referuar asaj që e quan “reformë të thellë në shëndetësi”, ndërsa paralajmëron për rrezikun e rrëshqitjes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin e katërt.
Sipas Korreshit, lagështira dhe kushtet e krijuara përbëjnë rrezik për pacientët, prindërit dhe stafin mjekësor.
Lini një Përgjigje