TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 15:24

“1 mln euro i ka kushtuar shtetit arrestimi im”, Veliaj në GJKKO: Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur!

Shkruar nga Pamfleti
“1 mln euro i ka kushtuar shtetit arrestimi im”, Veliaj në
Erion Veliaj

Veliaj: Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro.  

Ditën e sotme u mbyll  shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.  Seanca ishte me dyer të mbyllura dhe u shoqërua me debate.

“Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro.  Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur”.-është shprehur Veliaj, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Kryebashkiaku Veliaj më pas vendosi të largohej nga salla e gjyqit, pasi pretendonte se nuk po dëgjohej mbrojtja e tij.

“Meqë ju nuk po më dëgjoni, unë po largohem nga salla”, u shpreh Kryebashkiaku, ndërsa më herët kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, me argumentin se nuk i dha të drejtën të mbrohej efektivisht.

GJKKO gjithashtu refuzoi edhe një kërkesë të avokates së caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, e cila kërkoi shtyrjen e seancës, pasi ajo nuk ishte konsultuar me kryebashkiakun për aktet hetimore.

Gjyqtarja Etleva Deda u tërhoq për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 9 shkurt.

Bashkë me Veliajn, SPAK ka marrë të pandehur edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

 

 

erion veliaj gjkko

2 Komente

  1. R
    Roku

    Nderkohe te hoqem qafe, pis!

    1. F
      Feti Dema

      Dëmi që i ke shkaktuar individëve, interesave publike dhe atyre shtetërore janë kolaterale. Si kryetar i shoqatës së Bashkive , përvojën e fituar nga paraardhësit e tu, pasi e ke përpunu dhe modernizu, j'ua ke ofru falas kolegëve. Si vëllezërit e tu më të vegjël, e kanë implementuar përvojën dhe e kanë parë që ajo ju korespodonte me ato që ju vinin në veshin tjetër nga pushteti qëndror. Ndaj shumica e tyre janë nën hetim. Mos kujto se do ja hedhish paq. Miqtë e tu po vijnë gjithmonë duke tu paksu, kanë hallet e veta. Besoj se hetimi i thelluar do ju nxjerr në një monopat: të gjithë fajtorët do gjykohen si grup i strukturuar kriminal. Pas disa viteve burg dhe të çveshur nga pasuria e grabitur, do ju vijë turp të deli në xhiro në Tiranë. Se burgu është edhe një institucion riedukimi dhe kthjellimi.

      Lini një Përgjigje