TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 16:10

Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër Berishës për bojkotimin e komisioneve të reformave

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër Berishës
Mbledhja e grupit parlamentar

Përballë kundërshtimeve, Berisha është shprehur se vendimi përfundimtar për vijimin ose jo të bojkotit do të merret nga Kryesia e Partisë Demokratike...

Braktisja e komisioneve parlamentare për Reformën Administrativo-Territoriale dhe Reformën Zgjedhore ka rikthyer përplasjet brenda Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, disa deputetë kanë kundërshtuar hapur linjën e ndjekur nga Sali Berisha.

Sipas burimeve nga mbledhja, deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Bledi Himçi, Luan Baçi dhe Bujar Leskaj kanë kërkuar që Partia Demokratike të marrë pjesë në komisionet për reformat, duke argumentuar se mungesa e opozitës i hap rrugë mazhorancës të miratojë ndryshime të njëanshme. Ata kanë theksuar se bojkotimi i proceseve parlamentare e dobëson rolin përfaqësues të PD-së dhe e përjashton atë nga vendimmarrjet kyçe.

Që ata do bëjnë çfarë duan ata, në këtë e kemi të qartë, por ne duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë për të “grisur” reformën që kanë  bëre deri më sot. Kemi gjithë argumentet  dhe ekspertizën më te mirë për ta hedhur poshtë çka ata kanë bërë. E dyta me rendësi është modeli që ne propozojmë. Kjo çështje ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve”, ka deklaruar Bozdo.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe deputeti Bujar Leskaj, i cili më herët ka dalë publikisht kundër bojkotit të komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale. Leskaj ka paralajmëruar se largimi i PD-së nga ky proces i shërben interesave të mazhorancës dhe rrezikon përsëritjen e skenarit të vitit 2014, kur reforma territoriale u miratua pa konsensus. Sipas tij, rishikimi i reformës është një domosdoshmëri dhe opozita duhet të jetë pjesë aktive e diskutimeve.

Nëse ne, si Parti Demokratike, nuk i shkojmë deri në fund rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale, i japim një mundësi të dytë qeverisë së sektit Rama për ta deformuar edhe më tej këtë reformë, me efekte tërësisht jashtë interesit të qytetarëve. Gabimi i dytë është gjithmonë më i madh se i pari. Kjo reformë nuk duhet të realizohet pa praninë dhe kontributin e anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët janë profesionistë të aftë dhe të respektuar", shprehet Leskaj në rrjetet sociale.

Përballë kundërshtimeve, Berisha është shprehur se vendimi përfundimtar për vijimin ose jo të bojkotit do të merret nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Territoriale, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku paralajmëroi se të martën gjatë seancës plenare, të majtët do të kërkojnë ndryshime për të zhbllokuar funksionimin e komisionit dhe për të vijuar punën.

Opozita do të ketë vendin e saj në komision. Ne kemi propozuar që bashkëkryesitë të zëvendësohen me kryetar dhe nënkryetar, si në komisionet standarde, për të krijuar një element normal parlamentar dhe për të vijuar punën”, tha Mazniku.

Sipas Maznikut, ky bojkot ka zvarritur punën për rreth një muaj prandaj dhe theksoi se për të arritur afatin e muajit korrik, anëtarët do të ndahen në tri grupe. /Pamfleti

Lini një Përgjigje