TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 17:38

“Kuvendi do ketë ngarkesë si asnjëherë më parë”, Rama: Do shtojmë numrin e seancave plenare!

Shkruar nga Pamfleti
“Kuvendi do ketë ngarkesë si asnjëherë më
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në fjalën pas mbylljes së mbledhjes me deputetët dhe ministrat,  tha se në këtë sesion parlamentar dhe vitin që vjen, do kalohen një numër i madh ligjesh si asnjëherë më parë.

Për këtë kreu i qeverisë, propozoi seanca të posaçme parlamentare vetëm për miratimin ligjeve për integrimin.

"Këto dy vite Kuvendi do ketë ngarkesë si asnjeherë. Duhet të shtojmë numrin e seancave plenare, janë shumë ligje që do të kalojnë në filtër për shkak të negociatave"-tha Rama.

Rama: Dua të bëj një vlerësim të posacëm për kryetarin e grupit nuk është një rol bujar. Pasi duhet të merret me disiplinën organizimin e prezencën. Në gjithë diskutimet doli në pah edhe angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve dhe deputeteve që janë për herë të parë në grupin tonë parlamentar dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë drejtim. Tani, një gjë është e qartë ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do kenë ngarkesë si asnjëherë më parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe si asnjëherë më pas.

Na duhet të kalojmë ligje, por edhe të jemi sa më cilësor në këtë proces. Kjo shton nevojën për të shtuar angazhimin, punën dhe rritjen e seancave në këtë proces. Mbase mund të konsiderohet përfshirja në kalendar seanca vetëm për procesin e negociatave. Janë seanca që kërkojnë përqendrim dhe numër prezence. Ky proces kërkon edhe një shërbim administrativ të Kuvendit më cilësor dhe kemi folur për reformën e brendshme në kuvend prej disa vitesh dhe janë bërë disa hapa.

Seanca që për përmbajtjen dhe natyrën e tyre nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh, por seanca që kërkojnë përqendrim dhe numër prezence..

edi rama

Lini një Përgjigje