Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit, ka mbajtur një fjalë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, duke u ndalur në agjendën parlamentare përgjatë sesionit të ri parlamentar që nis më 19 janar.
Peleshi tha se Kuvendi duhet të miratojë ndryshimin e të paktën 10 projektligjeve që lidhen me integrimit e Shqipërisë në BE.
Sa i takon agjendës parlamentare, Peleshi tha se në fokus do të jenë ndryshimet në Kodin Penal, ligjet që rregullojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, konfliktin e interesit, mediat audiovizive, mbrojtjen nga diskriminimi, lobimin, si dhe përshtatjen e ligjit për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Në axhendën parlamentare përfshihet gjithashtu edhe një ligj i ri për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, si dhe puna e dy komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale.
"Projektligjet që lidhen me integrimin do të jenë kryefjala e këtij sesioni. Do të shqyrtojmë ndryshimet e Kodit Penal për përmbushjen e piketave të BE-së, mbrojtjen e territorit, zgjerimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, do të miratohen ndryshime në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë, dhe rritjen e efektivitetit, transparencës dhe integritetit të sistemit, do të përmirësohet ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar pavarësinë, paanësinë dhe llogaridhënien.
Do të miratohet ligji për konfliktin e interesit me instrumente kontrolli të brendshëm e të jashtëm, do të përshtatet ligji për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të ndryshohet ligji për mediat audiovizive, transparencën e pronësisë dhe të drejtën e informimit, do të ndryshohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, forcimin e rolit të komisionerit dhe përafrimin me BE, do të miratohet ligji për lobimin, kemi dy komisione të posaçme, ai për reformën zgjedhore dhe territoriale, shpresojmë që puna të ecë me opozitën por këto janë objektiva madhore që nuk duhet të ngecin. Gjatë këtij sesioni do të synojmë të miratojmë projektligjin për organizimin e kuvendit, një ligj i ri, kemi bërë një diskutim parimor po do të përfshijë të gjithë deputetet e parlamentit por ne presim një kontribut nga secili që të kemi një ligj organik për funksionimin e kuvendit.
Transparenca do të jetë synim i yni. Kemi disa projekte interesante me impakt të shpejtë, si Media Room i buxhetuar në buxhetin e këtij viti, do të ndërtojmë një njësi të posaçme komunikimi dhe arkivimi i punës parlamentare të indeksuara dhe të përpunuara me inteligjencë artificiale sipas modeleve të parlamenteve të BE. Me ndihmën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Do të jetë e mundur që edhe për deputetët dhe publikun të kenë zonën e tyre ku të marrin në kohë reale të gjithë informacionin", tha Peleshi
Peleshi theksoi se këto ligje konsiderohen objektiva madhore për Kuvendin dhe se synimi është që Duke prezantuar sfidat parlamentare për Shqipërinë e vitit 2030, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se Parlamenti shqiptar synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.
“Jemi modeli për të ngritur standardin etik, kulturën parlamentare në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Evropa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit shqipëeria shënoi rekord me ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE si nga pikëpamja e hapjes së negociatave ashtu edhe nga përmbushja e detyrimeve teknike dhe institucione. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave. Tani objektiv mbetet mbyllja e tyre deri në 2027 një objektiv i lehtë të thuhet por i vështirë të realizohet shumë ambicioz dhe nuk di me kë vend tjetër mund ta krahasojmë këtë ritëm të pritshëm. Ajo që na bën të ndihemi optimistë është se nuk është një datë e fiksuar nga ne, nuk është një premtim elektoral por një datë e dakordësuar me institucionet e BE-së”, tha Peleshi
Lini një Përgjigje