TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 14:25

“Në BE brenda 28 nëntorit 2030”, Balla thirrje SPAK: Zbatoni vendimin e Strasburgut, “21 Janari” krim shtetëror

Shkruar nga Pamfleti
“Në BE brenda 28 nëntorit 2030”, Balla thirrje SPAK:
Taulant Balla

Taulant Balla, nga Pallati i Brigadave, ku po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për krimin shtetëror të 21 Janarit. 

Balla tha se Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë kanë përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.

“Të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga tragjedia dhe krimi shtetëror i 21 Janarit, ndërsa presim nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje kriminale.

Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me Ministrinë e Drejtësis siç na e kujtoi Njazi Jaho”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, në vijim të fjalës së tij, tha se objektivi kryesor në mandatin e 4-rt qeverisës është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, përpara 28 nëntorit 2030.

Qeveria jonë dhe grupi ynë parlamentar po e nisin këtë sesion parlamentar me bindjen tonë të palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën, s’ka qenë kurrë i qartë dhe më afër sesa sot.

Detyra e secilit prej 83 mandateve tona, s’ka qenë kurrë më e qartë sesa sot, nesër dhe për çdo ditë në 40 muajt në vijim, deri kur diku mes pranverës së vitit 2029 t’i kërkojmë popullit shqiptar mandatin tonë të pestë qeverisës, bashkë me kryeministrin tonë Edi Rama. Përgjatë kësaj kohe, 3 janë sfidat tona për Shqipërinë 2030. E para të mbyllim negociatat për anëtarësim në BE në fund të vitit 2027.

E dyta të mundësojmë ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare të vendimit të KE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në BE gjatë vitit 2028. Mundësisht këtu para zgjedhjeve për parlamentin europian në maj të vitit 2029. Dhe e treta që ta kemi ngritur deri në 28 nëntor 2030 flamurin tonë kuqezi në oborrin e familjes tonë europiane”, tha mes të tjerash Balla.

 

 

balla grupi i ps 21 janari

Lini një Përgjigje