Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet që mund të mbahen në PD në pranverë dhe faktit se a do të kandidonte përballë Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se ky i fundit është i vetë përjashtuar nga partia.
“Nuk jam këtu për atë çështje. Salianji është i vetëpërjashtuar ia fal vete atyre, bëri zgjedhjen e vet”, tha ai ndërsa mbylli konferencën.
Berisha foli edhe për dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut.
Berisha deklaroi se ka marrë një mesazh, i cili sipas tij përmban të dhëna nga dosja hetimore, duke e cilësuar si një fakt tronditës përmendjen e kryeministrit nga të akuzuarit.
“Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës”, tha Berisha.
Berisha publikoi disa pasazhe për të cilat tha se janë nga dosja, ku evidentohet komunikimi mes personave të përfshirë në çështje.
“Sipas dosjes, më datën 12 shkurt 2025, në orën 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si një faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah, mos e hapsha dot’. Në vijim, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një mesazh Zambak Gjonit: ‘se do t’i shkruaj Ramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’”, lexoi Berisha.
Lini një Përgjigje