TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 15:41

U tha se Rama e emëroi Kryeinspektor të Përgjithshëm, Sula hedh poshtë aludimet: S’kam marrë asnjë ofertë

Shkruar nga Pamfleti
U tha se Rama e emëroi Kryeinspektor të Përgjithshëm, Sula
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ndaj aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara.

Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së.

“Sa miliona euro na ka blerë një herë? Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh ai me ironi në studion e News24.

Ish-deputeti theksoi se nuk ekziston asnjë emërim, vendim apo urdhër zyrtar në lidhje me këtë post.

“Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka asnjë lloj emërimi, asnjë vendim, asnjë urdhër. Nuk e di nga ka dalë kjo”, deklaroi Sula.

Ai sqaroi se shkëputja e tij nga Partia Demokratike dhe qëndrimet e mbajtura ndër vite janë bërë shkak për keqinterpretime dhe sulme politike.

Duke pasur parasysh që jam shkëputur nga PD dhe nuk kam më vend aty, në kulmin e karrierës sime politike m’u prenë këmbë e kokë dhe tani nuk e kuptoj çfarë shqetësimi kanë”, u shpreh ai.

Sula nënvizoi se ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se shteti nuk i përket as Sali Berishës dhe as Edi Ramës. Ai shtoi se ka deklaruar publikisht se mund të konsiderojë punën në shtet vetëm nëse nuk merret më me politikë aktive.

Nuk kam pasur asnjë ofertë, asnjë telefonatë dhe nuk kam turp ta them”, përfundoi ish-deputeti.

sula aludimet kryeinspektor

Lini një Përgjigje