TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 16:04

“Edi Rama më ka kontaktuar personalisht”, Sula zbulon për herë të parë telefonatën me kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
“Edi Rama më ka kontaktuar personalisht”, Sula zbulon për
Dashnor Sula dhe Edi Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka treguar se ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Sulës, kryeministri e ka kontaktuar personalisht, duke i shprehur respekt për integritetin dhe dinjitetin e tij gjatë rreth 20 viteve në politikë.

“Më ka thënë se respekton dinjitetin dhe integritetin tim si një njeri i papërfolur dhe më ka ftuar të kontribuoj për shtetin shqiptar aty ku e mendoj vetë”, deklaroi ish-deputeti.

Ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë e sinqertë dhe refuzuese. “I thashë që nuk jam gati”, u shpreh Sula, duke sqaruar se telefonata ka ndodhur në muajt gusht ose shtator, para nisjes së sesionit parlamentar.

Sipas tij, ai ka zgjedhur të vijojë angazhimet e veta personale dhe profesionale, pa pranuar asnjë ofertë në atë moment.

Sula tregoi gjithashtu se e ka falënderuar Ramën për vlerësimin, pavarësisht përballjeve dhe debateve politike që kanë pasur ndër vite.

Ai e cilësoi këtë gjest si shenjë civilizimi politik.

“Tregon vlerë dhe kurajë kur kryeministri shqiptar vlerëson një kundërshtar politik për karakterin dhe e fton të kontribuojë në institucionet e shtetit”, tha Sula në News 24.

Po ashtu, Sula nënvizoi se, pavarësisht ftesës, ai nuk ka pranuar asnjë rol institucional, duke hedhur poshtë zërat për emërime apo angazhime të tij në strukturat e qeverisë.

dashnor sula dhe edi rama

Lini një Përgjigje