TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 17:29

Mediat greke nuk i ndahen Edi Ramës: U zbyth pas reagimeve në Athinë

Shkruar nga Pamfleti
Mediat greke nuk i ndahen Edi Ramës: U zbyth pas reagimeve në
Samiti ku ndodhën përplasjet

Mediat greke nuk i ndahen Edi Ramës. Përplasja e dy ditëve më parë e tij me një gazetar grek, por dhe deklarata që bëri shkaktuan bujë në medit greke. Ironia e Ramës me gazetarin grek nuk përfundoi këtu pasi Kryeministri e 'thumboi' disa herë.

Pak më vonë, kur gazetari korrigjoi një gabim të çastit në një element numerik, Rama e 'thumboi' sërish duke i thënë se; “ju grekët, kur bëhet fjalë për të paguar një faturë, zbritni zero dhe kur të tjerët paguajnë, shtoni zero, prandaj ju do Evropa”.

Në një moment tjetër të intervistës, Rama e pyeti gazetarin nëse njihte ndonjë dijetar specifik arab. Kur ai u përgjigj negativisht, Rama e 'thumboi' sërish, duke i thënë se ju grekët i nënvlerësoni njerëzit, pasi mendoni se keni monopolion mbi filozofinë dhe e mbani veten si trashëgimtarë të Aristotelit dhe Platonit.

Por këto deklarata sollën reagime në Greqi, ku mediat dhe zyrtarë të qeverisë e kritikuan kreun e qeverisë shqiptare. Sot Rama reagoi duke pretenduar se ishte shaka. Por mediat greke shohin si një “zbythje”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përpjekur të tërhiqet pas reagimeve të forta të shkaktuara nga sulmi i tij publik ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios gjatë një diskutimi në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Në një postim në rrjetet sociale, Rama tani pretendon se ajo që tha ishte… “humor miqësor”, madje duke akuzuar mediat dhe politikanët grekë për “pasion nacionalist”.  Në postimin e tij, Kryeministri i Shqipërisë deklaron veten “të befasuar” nga reagimet në Athinë, duke pretenduar se deklaratat e tij ndaj John Defterios “nuk ishin aspak armiqësore”, por kishin një “ton humoristik”. Ai flet për një prezantim të fragmentuar të fjalëve të tij, i cili – siç pretendon ai – u shndërrua në “polemika publike me pasion nacionalist”, një fenomen që, sipas tij, “ndodh shpesh në median athinase”.

Në të njëjtin tekst, Rama përpiqet të justifikohet, duke siguruar se nuk e kundërshton faktin që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe se Greqia e Lashtë është "djepi i qytetërimit evropian"”, shkruan “Protothem”.

Por sipas saj, mbyllja e postimit të tij sjell përsëri të njëjtin ton që shkaktoi fillimisht protestën. Rama ironikisht vëren se nuk mund t'i konsiderojë ata që "shkruajnë dhe flasin greqisht me pasion nacionalist" si pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, duke lënë përsëri pika të mprehta.

rama greke

Lini një Përgjigje