TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 19:21

Kush do ta zëvendësojë në drejtimin e PD? Berisha: Fëmijët dhe dhëndri im jo!

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta zëvendësojë në drejtimin e PD? Berisha:

Kryedemokrati Berisha ka folur lidhur me pasardhësin e tij si drejtues i Partisë Demokratike.

I pyetur se kush do ta zëvendësojë si kryetar i partisë, Berisha u shpreh se lideri i një partie ka një mision të qartë, të çojë partinë në fitore dhe jo të krijojë kopje të tij. Ai shtoi se është e drejta e anëtarëve të PD-së të zgjedhin udhëheqësin që ata preferojnë.

”Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë. Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia", tha Berisha për “News 24”.

I pyetur nëse do të jetë një nga anëtarët e familjes së tij, Berisha theksoi se asnjë familjar i tij nuk do të jetë kandidat për këtë pozicion. Ai u shpreh gjithashtu se as vajza, as djali dhe as dhëndri i tij nuk janë të përfshirë në asnjë listë për të udhëhequr partinë.

“Lideri i një partie politike ka mision të çojë partinë në fitore jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij. Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë.

Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Brenda familjes sime nuk ka një kandidat. Vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as dhëndri apo djali im”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje