
Teksa DASH e nxiu me raportin e fundit, Sali Berisha konfirmoi se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane.
Berisha përgënjeshtroi lajmet për një udhëtim drejt SHBA, ai tha se nuk ka asgjë të re në këtë moment.
Ish-kryeministri Sali Berisha shpalosi disa nga pikat e programit të tij elektoral me të cilat ai kërkon votën e shqiptarëve në 11 maj.
"Biznesi i vogël nuk do ta paguajë energjinë elektrike deri 24 lekë kilovati, por vetëm 6 lekë. Shqiptarëve do t’u rikthejmë paratë. Kjo do t’i çojë ata drejt mirëqenies. Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Kjo i nxjerr nga varfëria ekstreme. Do vendosim rrogën minimale 500 euro dhe do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro. Me këto tre lëvizje të fuqishme ne atakojmë varfërinë ekstreme së pari tek shtresat në nevojë dhe së dyti te ata që marrin rrogë mestare. Ku do i gjejmë paratë? Këto para janë disponibël. Nuk do ketë më udhëtime kryeministri 21 mln euro në 2 vite avion taksi se ato përbëjnë 131 mijë pensione", tha Berisha në “News 24”.
Lini një Përgjigje