TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 17:45

Nga skemat piramidale te shpallja “non grata”, Berisha tregon vështirësitë më të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Nga skemat piramidale te shpallja “non grata”, Berisha tregon

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar dy momentet më të vështira të karrierës së tij politike dhe PD-së. Berisha tha se në 33 vite, skemat piramidale dhe protestat e zhvilluara në atë kohë dhe vendimi për shpalljen “non grata” nga ish-sekretari amerikan Blinken, janë më të vështirat për PD.

“Kriza financiare, skema piramidale më e vështira, PD mori përgjegjësinë dhe unë dhashë dorëheqjen. Përballë një rebelimi komunist, PD ofroi zgjidhje politike, dorëzoi pushtetin, shkoi në zgjedhje dhe u vendos në opozitë, për t’ju nënshtruar një hetimi.

Më pas e panë shqiptarët që votuan unanimisht, e panë që nuk ishte PD e pështirë në skema piramidale. Ajo i kishte lejuar, por nuk i njihte se çfarë ishin. Ne bëmë ligjin për ti çmontuar dhe i vumë përgjegjësit para ligjit”, tha Berisha.

Momenti i dytë i vështirë, sipas Berishës ishte dita kur Blinken vendosi që ish-kryetari i saj të dalë jashtë parlamentit.

Ai u pyet gjithashtu edhe për faktin që vijon të jetë tepër aktiv në politikë dhe në takime me qytetarët dhe demokratë çdo ditë. Berisha u shpreh se sot edhe pse është 80 vjeç, ndihet më mirë se 10-15 vite më parë.

Lini një Përgjigje