TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 14:31

‘Ia çoroditi Luli ushtarët bufit plak’, Rama ironizon Berishën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Ia çoroditi Luli ushtarët bufit plak’, Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun demokrat, Sali Berisha, pas një deklarate të bërë më herët prej kreut të PD, ku i referohej retorikave të Lulzim Bashës.

Në video shfaqen dy bufë e në sfond Berisha kur thotë se Basha s’ka program dhe tenton të tërheqë vëmendjen me ‘Unikkatilin’.

“I zhveshur nga mundësia për të paraqitur një program, tani kujton si hokatar… jo e ke dëgju këngën e Unikkatil, jo se kë dëgjuar këngën, dhe kështu mendon se tërheq vëmendjen e qytetarëve, nga mungesa e alternativës”, është shprehur Berisha.

Ndërsa kryeministri në reagimin e tij shkruan “ia çoroditi Luli ushtarët bufit plak, e gjeti belaja”.

 

Lini një Përgjigje