TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 17:58

"Kishte pakënaqësi për Primaret", Berisha tregon arsyen pse Tabaku u la jashtë listës së sigurtë

Shkruar nga Pamfleti

"Kishte pakënaqësi për Primaret", Berisha tregon arsyen

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin e Primareve. Ai u shpreh se procesi u konsultua me anëtarësinë e PD, ndërsa shton se preferencat e tyre janë marrë parasysh në përpilimin e listave të kandidatëve për 11 majin.

“Bëmë shumë mirë që i bëmë Primaret sepse u pyetën anëtarët për preferencat e tyre dhe në përgjithësi u morën parasysh. Primare që zhvillohet brenda partisë janë një konsultë. Kokëçarja dhe pakënaqësi ka pasur por në tërësi në listat e mbyllura, me përjashtime të vogla, janë vendosur më të votuarit”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe tek Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, dy emra të cilat shkaktuan zhurmë për shkak të mos përfshirjes në listat e mbyllura të PD, duke sqaruar vendimin e marrë.

“Tabaku është në lisë të hapur sepse 4 vendet gra në listën e Tiranës janë Ex Officio, Jozefina Topalli, Albana Vokshi, zonja Xhixho që caktohet nga PL dhe Mesila Doda që caktohet nga PDIU.

Pra nuk futet një më pak e votuar se Tabaku që të vlerësohet si mosvlerësim. Tabaku dhe Çupi janë zonja me kontribute të jashtëzakonshme. I njëjti vlerësim është edhe për zonjën Zhulali. Vendet u zunë nga Ex OFFICIO”, u shpreh Berisha për “News 24”.

Lini një Përgjigje