TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 18:27

“Po ai Gaz ballokumja i kujt është mor Lul”/ Vijon “telenovela” Rama-Basha, nisin “thumbat” edhe ndaj Bardhit

Shkruar nga Pamfleti

“Po ai Gaz ballokumja i kujt është mor Lul”/ Vijon

Nuk ka më dyshim se Rama dhe Basha po ecin me hapa të koordinuar. “Telenovela” që kanë nisur mes tyre është shumë e mirëmenduar, pasi të dy duan protagonizëm dhe të nxjerrin jashtë loje Berishën.

Rama po faktorizon Bashën me shpresën se kjo do i heqë vota Berishës. Ndërkohë sot nuk kanë kursyer as Gaz Bardhin, i cili njihet për tradhtinë që i bëri Bashës.

Replikat në videon që ka shpërndarë Rama

Basha: O Rame ku je mos burr ke von doktorin mem sulmu mu? U mërzit doktori që i sulmoj partnerin.

Rama: E ndjeu Lul bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap tek lista e mbyllur sa e pashë që u zgjodhe pupu ça stresi, ik thash mbyll listat ul qepenin se të shkatërroi prap Lul cunami siç më shkatërrove në 2015, 2019, 2021, a ça më ke bërë, po që më ka marrë malli të ma këndosh atë himnin aty poshtë.

Basha: Po dil vetë në fushë mor burr, doktori është 81 vjeç.

Rama: Unë të dal në fushë mos mer burr tani që dole ti me Hysen Gjurën e Pëllumb Seferin, jo mer vlla të merret bufi me ty tani se e mori lehtë këtë punë. Kam frikë se është vonë, u ngrejt era auroatlantike dhe po shkunden puplat tek këneta.

Basha: Thuj doktorit merrem unë me Bashën siç jeni marrë më parë të dy me mu.

Rama: Eee këtu vallaj s’di ça të them tani se më keni bo si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend Bertin tek ai filmi Horizonte të Hapura, ju myti xhelozia, thuja doktor bufit, bufi thotë jam i Lul bravës, po ai Gaz ballokumja i kujt është mor Lul, e ma men apo jo Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im. Mor artist kur tët kuptojë ty këneta do jetë tha komplet, por ti mos ma ndaj mendjen e lehtë, jepi gaz. E në fund fare numrin 5 mos harro, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin.

Lini një Përgjigje