TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 18:15

Replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, Berisha: Tentativë për të larguar vëmendjen, duan protagonizëm

Shkruar nga Pamfleti

Replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, Berisha: Tentativë për

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për rubrikën “Sy m’sy” të kryeministrit Rama dhe replikat e këtij të fundit me Lulzim Bashën.

Ai shprehet se Rama sot bën monolog përmes rubrikës, që sipas Berishës nuk është bisedë me qytetarët, por me veten.

“Unë e kisha konstatuar se ai bën monolog nga zyra e tij. Zyra ime e shtypit printoi 1600 komente asnjë prej tyre nuk lexoi asnjë prej tyre dhe as iu përgjigj. Ai Eduardi ishte fiksim, janë pyetje vetes. Pasi u zbulua kjo, tani bën dialog me Lul Bashën, ja ka zëvendësuar lali Erin”, tha Berisha për "News 24".

Berisha u shpreh gjithashtu se Rama bën gjithçka për të shmangur atë që është e rëndësishme për programin elektoral. Sipas tij, nga 62 premtime ai s’ka mbajtur veç një prej tyre dhe ka mashtruar në 61 të tjera.

Berisha tha se Rama flet për çdo gjë tjetër por jo për detyrime, ndërsa shton se Rama nuk flet për suksese pasi ka vetëm dështime.

Lini një Përgjigje