
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, cilado qofshin ato. Ai u shpreh se do të pranojë çdo rezultat të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Do të pranoj vetëm rezultat të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kryetari i Komitetit të Republikanëve në SHBA i dha një paralajmërim Edi Ramës: “Ti nuk bën zgjedhje, por ta dish mirë se kësaj here nuk ka biznes si zakonisht”, tha ai për “News 24”.
"Lideri i një partie politike ka mission të çojë partinë në fitore jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij. Ko është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë.
Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Brenda familjes sime nuk ka një kandidat. Vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as dhëndri apo djali im", shtoi Berisha.
Lini një Përgjigje