Kreu demokrat Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë që gjatë muajit maj, opozita të thërrasë një tjetër protestë kombëtare kundër Edi Ramës. i pyetur nga gazetarët, Berisha tha se tani vëmendja e PD-së është e përqëndruar në zhvillimet e brendshme, ku më 23 maj do të votohet për kreun e partisë, ndërsa më 30 maj dop të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Berisha tha se këto janë procese që kërkojnë angazhim dhe punë të madhe, ndaj dhe paralajmëroi që protestat do të mbahen në muajin e ardhshëm, pra në qershor.
“Në mënyrën më të fuqishme do të vazhdohet me protesta, por siç e dini nga sot deri më 30 maj janë dy ngjarje të mëdha, referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar.
Këto janë procese që kërkojnë punë, përgatitje teknike. Ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria!”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje