TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2026, 11:09

Rama vizitë në Korenë e Jugut

Shkruar nga Pamfleti
Rama vizitë në Korenë e Jugut
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut nga 17 deri më 21 maj, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni shqiptar.

Vizita fokusohet te bashkëpunimi mes dy vendeve në teknologji, inovacion dhe zhvillim ekonomik.

Në Seul, Rama do të marrë pjesë në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë. Në aktivitet pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të qeverisë, politikës dhe biznesit korean.

Gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me Kryeministrin korean Kim Minseok dhe me drejtuesin e Samsung, Lee Jae-yong.

Rama do të mbajë gjithashtu një fjalë në ceremoninë hapëse të Konferencës së Lidershipit Aziatik, ku do të marrë pjesë krahas personaliteteve ndërkombëtare dhe drejtuesve të institucioneve koreane.

Në vijim të agjendës, ai do të jetë pjesë e panelit “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë zhvillimet gjeopolitike, sfidat për vendet e vogla dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje.

Vizita përfshin edhe takime me drejtues të kompanive të mëdha koreane për mundësi investimesh dhe bashkëpunim ekonomik në Shqipëri.

Në përfundim të programit, Rama do të marrë pjesë në një dialog me liderë të rajonit Azi-Paqësor.

edi rama vizitë në korenë e jugut

3 Komente

  1. a
    askushi

    Koreja duhet te kete turp qe pranon te tille lider Jane vite drite larg ! Nuk kane asgje te perbashket Udhetim i lobuar per te vizituar Korene me leket e shtetit

    1. v
      vk

      Boo sa para ka prishur ky boti vetem me udhetime!!! As qe e rruan fare per popullin e tij! A thua Shqiperia e ndriti!!!

      1. T
        Tony

        Do bashkoje Korene e veriut me Korene e Jugut. Eshte dhipllomat i madh ky i joni, mbajeni mend qe do i japin edhe cmimin Nobel. Me kane thene qe ka ne plan te beje ndertesen e OKB ne Shqiperi e t'i lere te gjithe me gisht ne goje. Lere, lere cdo te veje. Thone qe po shpenzon parate e popullit me aviona e te ngrena e te pira. Po nuk dhe pesen nuk e merr teten thote Shqodrani bejtexhi simpatik.

        Lini një Përgjigje