TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2026, 20:34

Arben Malaj kritika Ramës: Ka karizëm, por nuk di të bëjë shtet

Shkruar nga Pamfleti
Arben Malaj kritika Ramës: Ka karizëm, por nuk di të
Arben Malaj-Rama

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar figurën politike të kryeministrit Edi Rama.

Teksa ka folur për njohjen e tij të hershme me Ramën, Malaj kujtoi momentin kur kishte shkuar për ngushëllim në familjen e tij pas ndarjes nga jeta të të atit, së bashku me Fatos Nanon dhe Ben Blushin.

Ai u ndal edhe te mënyra se si Rama u bë pjesë e politikës aktive. Malaj tregoi se ish-kryeministri Fatos Nano kishte zakon të afronte në ekip njerëzit që e kritikonin, duke u kërkuar të jepnin alternativa konkrete.

Sipas tij, fillimisht në dekretin për postin e ministrit të Kulturës ishte emri i Luan Ramës, por më pas Nano ndryshoi vendim dhe përzgjodhi Edi Ramën.

“Nano tha: ‘Ramën e lashë, po hoqa vetëm Luanin’”, u shpreh Malaj.

Gjatë intervistës, ish-ministri socialist shprehu edhe rezervat e tij për mënyrën sesi Edi Rama drejton vendin.

“Ka emocion dhe karizëm, por nuk e njeh shtetin. Nuk pranon të këshillohet nga njerëzit këtu dhe mbështetet verbërisht te këshilltarët e huaj”, deklaroi ai.

Malaj shtoi gjithashtu se sipas tij, 'kryeministri është viktimë e përbindëshave të tij të brendshëm'.

“E kam njohur për herë të parë fizikisht kur i vdiq i ati dhe ne shkuam me Nanon atje, bashkë me Ben Blushin. Ishim një grup në shtëpinë e tij për ta ngushëlluar. Pastaj erdhi momenti se si u fut në politikë. Nano kishte një teori për të gjithë ata që e kritikonin, edhe me të drejtë: ‘Në vend që të kritikoni, më thoni si bëhet, hajdeni’. Kjo ishte teoria që ai thoshte gjithmonë. Edhe Rama, mesa duket, ra dakord.

Ka edhe një detaj interesant: dekreti që ishte mbi tavolinë për t’u firmosur nga Nano kishte emrin e Luan Ramës për ministër Kulture, por mesa duket Rama ra dakord dhe Nano tha: ‘Ramën e lashë, po hoqa vetëm Luanin’.

Me Ramën kam pasur një mendim që ia kam thënë edhe Nanos dhe po e them edhe publikisht: për mua nuk ka asnjë qelizë shtetformuese. Ka emocion, ka karizëm, por nuk e njeh shtetin. Nuk pranon të këshillohet, denigron këshilltarët e brendshëm dhe beson në mënyrë të verbër këshilltarët e huaj. Rama është viktimë e përbindëshave të tij të brendshëm”, tha Arben Malaj për "Euronews Albania".

arben malaj rama fatos nano

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Luan Rama që të ka ngelur merak që su bë ministër Kulture, u bë ministër i Brëndshëm. Ndoshta sot që mund të jetë "çliruar nga demonët e tij të brëndshëm" mund të ofrojë ndonji post të lartë në parti apo në qeveri.

    Lini një Përgjigje