Alesia Balliu, e cila nuk u lejua të kandidojë në 23 maj për postin e kreut të PD-së, ka akuzuar Sali Berishën, për mënyrën se si diktoi procesin dhe drejton Partinë Demokratike.
Balliu deklaroi se i ka dërguar e-mail kancelarive perëndimore dhe ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të denoncuar, atë që e konsideron si “farsën” e 23 majit me të cilën Berisha po uzurpon Partinë Demokratike.
Në emisionin ‘Ora Zero” në ABCneës, Balliu u shpreh se në PD nuk ka garë dhe Berisha e ka shkelur statutin e Partisë Demokratike. Sipas Balliut, nëse do të kishte një proces të rregullt, ajo dhe Ervin Salianji do të kishin mundur Berishën në garën për kryetarin e PD.
Më tej, ajo theksoi se ka nisur kontakte me ndërkombëtarët dhe se ka marrë reagime dhe takime për çështjen që ka ngritur. Balliu shtoi se bashkë me Salianjin po zhvillojnë një betejë për demokracinë dhe parimet demokratike brenda PD-së.
“I kam çuar e-mail tim të gjithë kancelarive perëndimore, por edhe ambasadave si asaj të SHBA dhe Britanisë së Madhe. Duke parë të gjithë ndodhitë, isha e detyruar që të merrja hapat për të denoncuar farsën, me të cilën Berisha po uzurpon PD. Me garë unë dhe Salianji e mundnim. Berishë frikacaku e dinte këtë gjë.
Kjo nuk është garë, Berisha ka shkelur statutin e Partisë Demokratike. E kam denoncuar dhe do kem takime në muajt në vijim, kam marrë reagime dhe kam marrë takime me ndërkombëtarët. Unë e Salianji po bëjmë një beteje për demokracinë dhe parimet demokratike. Do ta çoj në gjyq për nenin që ka propozuar vetë dhe e ka miratuar vetë. Po përgatis një padi ndaj Berishës, që ka marrë peng PD-në”, theksoi Balliu.
O sa e rrezikshme kjo mo
Berisha largohet nga politika shqiptare me frymën anti berishe e jo me padi e lloqe koti!
Respekte Alesia, por te jeni te pregatitur, se rruga do te jete e gjate dhe e lodheshme. Berisha, TRADHETARI e QELBASIRA MADHESHTORE, nuk ka turp, sepse ka nje mision te qarte, ta shkaterroj kete komb te vuajtur. Nuk e shikoni i jane larguar te gjithe, e ndjekin vetem, ZAGARI NOCKA dhe ZONJUSHA VOKSHI, FIGURAT ME TE URRYERA