
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka debatuar me deputeten socialiste Sara Mila lidhur me nivelin e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe mënyrën si përfaqësohen qytetarët.
Mila u shpreh se niveli akademik në Kuvend është i mirë dhe se në Parlament ka doktorë, ekonomistë dhe profesionistë të profileve të ndryshme.
“Niveli akademik i parlamentit të Shqipërisë është një nivel shumë i mirë. Ne atje kemi doktorë, kemi ekonomistë”, u shpreh ajo, duke kundërshtuar pretendimet për mungesë cilësie në përfaqësim.
Nga ana tjetër, Shehi deklaroi se politika nuk duhet të bazohet te titujt akademikë, por te mënyra demokratike e përfaqësimit dhe marrjes së votës.
“Unë nuk jam për atë që të jenë patjetër profesorë e doktorë. Politika është e ndërtuar mbi sistemet elektorale. Kush hyn në parlament, cilësia e parë është të mbledhë votën”, tha Shehi.
Gjatë debatit në "A2 CNN", Shehi iu drejtua deputetes socialiste edhe me një pyetje direkte.
“Çfarë ke qenë ti para se të bëheshe deputete? Nuk të paragjykoj”, u shpreh ai gjatë diskutimit në studio.
Kam qënë askushi që me mbeshtjen e shumëkushit, mora vota me shumë se Edi Rama. Ja ku kam qënë perpara se të behesha deputete, Dash Buza, alis Dash Rakia!
Mjelese lopesh dhe shtrydhese buajsh!