TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2026, 10:52

Berisha publikon dokumente për pasurinë e Altin Dumanit: Dosja e vetting u manipulua

Shkruar nga Pamfleti
Berisha publikon dokumente për pasurinë e Altin Dumanit: Dosja e
Sali Berisha

Ish-kryeministri thotë se një deklaratë noteriale është hequr nga dosja e vetingut; pretendimet lidhen me vilën e familjes së kreut të SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi dokumente dhe deklarata që, sipas tij, hedhin dyshime mbi procesin e rivlerësimit kalimtar (vetingut) të kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë një deklarate publike, Berisha pretendoi se nga dosja e vetingut është hequr një deklaratë noteriale që lidhet me pronësinë dhe financimin e një vile të familjes së Dumanit.

Sipas Berishës, dokumenti në fjalë është dorëzuar gjatë procesit të vetingut dhe përmban deklarime të familjarëve të bashkëshortes së Dumanit mbi ndërtimin dhe përdorimin e banesës.

“Në deklaratën noteriale ata shkruajnë se Altin Dumani nuk ka asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kësaj shtëpie dhe se familja kishte nisur ta banonte që prej vitit 2000”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se dokumenti është tërhequr më pas nga dosja e vetingut, duke e cilësuar këtë si “manipulim” dhe provë se procesi i rivlerësimit është përdorur për të mbajtur nën presion figura të sistemit të drejtësisë.

Çfarë përmbajnë dokumentet e publikuara

Në materialet e publikuara përfshihen fragmente dokumentesh që lidhen me një apartament dhe me deklarime mbi përdorimin e një prone.

Një pjesë e dokumentit përmend një kontratë porosie për blerje apartamenti me sipërfaqe 127.14 m² në Tiranë, me vlerë totale 50 mijë euro. Në dokument përmenden pagesa paraprake dhe detyrime financiare të mbetura.

Berisha publikon dokumente për pasurinë e Altin Dumanit: Dosja e

Një tjetër fragment përmban një deklarim ku thuhet se familja kishte nisur të banonte në apartament që prej tetorit të vitit 2004 dhe se ishin kryer shpenzime arredimi dhe punime të brendshme.

Në dokument citohet gjithashtu një vlerësim i bërë gjatë procesit të verifikimit, sipas të cilit çmimi i blerjes së pasurisë rezultonte rreth 390 euro/m², ndërsa përmenden edhe referenca mbi kostot e ndërtimit në Tiranë për vitin 2006.

 

berisha dumani vetting

Lini një Përgjigje