TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2026, 18:24

Korreshi kritika PD-së: Bojkoti i Reformës Territoriale do të ishte budallallëk

Shkruar nga Pamfleti
Korreshi kritika PD-së: Bojkoti i Reformës Territoriale do të
Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur lidhur me bojkotin e PD ndaj Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore.

Korreshi u shpreh se PD nuk duhet ta përsërisë gabimin e vitit 2014, kur bojkotoi reformën territoriale dhe ia la gjithë terrenin Partisë Socialiste.

Ai shtoi se ky bojkot i ka kushtuar politikisht opozitës dhe se sot PD duhet të jetë pjesë e procesit për të korrigjuar një reformë që, sipas deputetit, ka larguar shërbimet nga qytetari dhe u ka shërbyer më shumë interesave elektorale sesa nevojave reale.

“Ne nuk kemi qenë kurrë për bojkot, por kanë ardhur situata për të cilat PS nuk i është përgjigjur kurrë PD-së, siç është rasti i Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, që edhe sot nuk ka një datë për mbledhjen e tij. Nuk mund të lëmë një çështje kaq emergjente dhe të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Korreshi për “Report Tv”.

Korreshi pranoi se mosmarrja e pjesës në reformën territoriale ishte gabim, teksa shton se nuk duhet të përsërisin budallikun që kanë bërë më herët. Sipas Korreshit, prioriteti i reformës duhet të jetë shërbimi ndaj qytetarit.

“A është gabim të mos marrësh pjesë në reformën territoriale? Për mendimin tim po, sepse mënyra se si u konceptua dhe si u bë kjo reformë nga Partia Socialiste i solli përfitime të mëdha elektorale dhe vetëm kaq. Nëse do të kishim për të bërë pazar, nuk do ta bënim atë budallallëk. Ka qenë budallallëk i asaj kohe dhe jo pazar. Vetëm një budalla mund ta bënte atë. Lulzim Basha e bëri bojkotin në atë kohë dhe demokratët bënë një budallallëk, për të qenë të vërtetë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, deputeti mohoi zërat për përplasje të brendshme brenda PD-së sa i përket pjesëmarrjes në reformën territoriale, duke thënë se nuk ka pasur debate, pro vetëm dhënie mendimesh.

“Berisha vetëm ka dëgjuar. Nuk ka pasur asnjë mendim, nuk ka pasur debat. Secili ka thënë mendimin e vet”, deklaroi Korreshi.

bojkot pd reforma

Lini një Përgjigje