TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2026, 15:46

“Bashkia nuk jepet si qokë”, Braçe vijon kritikat: Tirana ka nevojë për ndryshim radikal

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkia nuk jepet si qokë”, Braçe vijon kritikat:

Deputeti i PS Erion Braçe, ka kritikuar sërish gjendjen aktuale të Bashkisë së Tiranës, në një kohë që kryetari i kësaj të fundit ndodhet në burg.

Ai u shpreh se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe zgjidhjen e problemeve.

Sipas Braçes, Bashkia nuk mund të jepet si qokë, me mendimin “hajde se e fitojmë”, ndërsa shton se nuk bëhet ndryshimi për kulm apo majë karriere, por për zgjidhje reale të problemeve.

“Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve. Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë! Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”, tha ai për “TCH”.

1 Komente

  1. R
    R

    Manastirliu eshte Pjeshke. Brace mistrec si gjithe te shkurterit. Hahaha.

    Lini një Përgjigje