TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2026, 13:40

Protesta e 10 shkurtit, Berisha tregon skenaret: Objektiv është largimi i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 10 shkurtit, Berisha tregon skenaret: Objektiv është
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet gjatë konferencës së sotme nga gazetarët edhe për protestën kombëtare të 10 shkurtit nga opozita, në bulevardin para kryeministrisë në Tiranë.

Berisha tha se opozita do dëgjojë kërkesën dhe zërin e qytetarëve dhe do i përgjigjet duke zënë sheshin, pas skandaleve të fundit qeveritare.

Teksa nënvizoi se edhe Gjykata Kushtetuese po përdoret për “t’i pirë gjakun shqiptarëve”, e komanduar nga kryeministri Edi Rama, e vetmja rrugë për qytetarët ka mbetur sheshi sipas tij, deri në rrëzimin e armikut të egër.

“Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e konsideroj shumë të drejtë dhe se ajo në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet. Pra, ata janë qytetarë të përgjegjshëm, që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Po si mundet një gjykatës Kushtetues të mos ndjenjë përgjegjësinë ligjore. Të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve, por të bëhet strofulla e fundit e hajdutit të tij”, tha Berisha.

protesta e 10 shkurtit berisha tregon skenaret

Lini një Përgjigje