TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2026, 13:38

Rama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendim gjykate

Shkruar nga Pamfleti

Dokumentet e rrëzojnë Ramën, Shoqata e Prokurorëve është e regjistruar ligjërisht, ndryshe nga sa pretendon kryeministri.

Rama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendim
Edi Rama

Reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Shoqatës së Prokurorëve ka ngritur pikëpyetje serioze mbi saktësinë e deklaratave të tij publike.

Në një postim përçmues, Rama shkruan se “paska dalë një shoqatë prokurorësh e re, ende e paregjistruar sipas ligjit”, duke lënë të kuptohet se ajo vepron jashtë kuadrit ligjor.

Rama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendim

Por dokumentet zyrtare tregojnë një realitet krejt tjetër.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë është regjistruar zyrtarisht si person juridik, në përputhje me Kodin Civil dhe ligjin për organizatat jofitimprurëse. Vendimi për regjistrimin e saj është marrë mbi bazën e ligjit nr. 8788 dhe ligjit nr. 80/2021, duke rrëzuar drejtpërdrejt pretendimin e kryeministrit se shoqata nuk ekziston ligjërisht.

Rama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendimRama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendim

Pra, ndryshe nga sa deklaron Rama, shoqata nuk ka “dalë nga hiçi”, por është një subjekt i regjistruar dhe funksional sipas ligjit shqiptar.

Deklarata e kryeministrit duket tepër e nxituar dhe e motivuar politikisht, ndërsa ironia qëndron në faktin se kreu i qeverisë, i cili shpesh sulmon sistemin e drejtësisë, këtë herë ka dhënë edhe “leksione ligji” prokurorëve, pavarësisht se dokumentet zyrtare e përgënjeshtrojnë.

Ky episod vjen në një klimë të tensionuar mes qeverisë dhe trupës së drejtësisë, ku gjuha përçmuese dhe pasaktësitë publike nga nivelet më të larta të pushtetit po kthehen në shqetësim institucional.



rama gënjen publikisht

Lini një Përgjigje