TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2024, 17:46

Komsioni Hetimor i TIMS/ Dogjani: Ervin Muça shkoi në zyrat e sistemit me dy persona të tjerë, njëri i denurar për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Komsioni Hetimor i TIMS/ Dogjani: Ervin Muça shkoi në zyrat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani tha gjatë mbledhjes së sotme të komisionit hetimor për TIMS, se kreu i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça shkoi në zyrat e sistemit TIMS bashkë me dy persona të jashtë për të marrë të dhënat. Njëri prej tyre sipas tij, ishte i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion.

“Më datë 2 gusht, te porta kryesore kanë hyrë Besian Tanuzi dhe Klodian Mazari që në mbledhjen e kaluar thashë është dënuar në Itali për prostitucion dhe trafik droge, me detyrë përgjegjës sektori pranë AKSHI. Dhe një vajzë, Marjana Shehu që nuk është punonjëse e Sistemit TIMS. Pra drejtori ka shkuar me dy persona. Ky që është ngarkuar për të ruajtur, ka marrë një të dënuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha midis të tjerash Dogjani.

komisioni hetimor i tims ervin muca asllan dogjani

Lini një Përgjigje