
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ja ka faturuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku emërimin e drejtor të IT-së në polici, Ervin Muça, i cili akuzohet se ka kopjuar në kundërshtim me ligjin të dhënat e sistemit TIMS verën e vitit të kaluar.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi tha para gazetarëve se ishte Rrumbullaku ai i cili e kishte propozuar emrin e Muçës, gjatë kohës që ai mbante postin e ministrit të Brendshëm.
Edhe pse të dy janë përgjegjës për këtë rast, Çuçi ka zgjedhur të fajësojë Rrumbullakun për këtë emërim. Kjo duket më shumë si një mënyrë për të larë veten, pasi askujt nuk ja marr mendja që Rrumbullaku e ka emëruar Muçën në krye të drejtorisë së IT-së së Policisë, pa dijeninë e ministrit Çuçi.
Por pavarësisht asaj që ka ndodhur, Çuçi e mbrojti Muçën, duke e quajtur atë si një ndër propozimet më të kompletuara që i ka ardhur ndonjëherë në zyrë.
“Ai është marrë për kohë të gjatë me menaxhimin e këtyre strukturave shtetërore të teknologjisë dhe informacionit. Un kamë qenë ministër i Brendshëm, kur drejtori i Përgjithshëm i policisë e ka propozuar për drejtor të IT-së në Policinë e Shtetit, si një përgjigje për të rritur kapacitete. Ka pasur në dijeninë time, në relacionin shoqërues, i plotësonte të gjitha kushtet. Çfarë ka ndodhur më pas nuk e di, se nuk kam qenë më ministër, por në momentin që e kemi marrë, ka qenë një ndër propozimet më profesionale gjatë kohës time si ministër”, tha Çuçi.
Lini një Përgjigje