TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2024, 17:07

Refuzimi i debateve për Xibrakën, Bardhi: Kolegët e PS kanë hallin e Olsit, janë gati të shkrijnë Kuvendin për të

Shkruar nga Pamfleti

Refuzimi i debateve për Xibrakën, Bardhi: Kolegët e PS kanë

Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca në pushtet duket se janë të vendosur për të mos lejuar asnjë debat a diskutim sa i takon Xibrakës. Pasi refuzuan interpelancën, socialistët kanë refuzuar dhe një mocion me debat.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, në një komunikim me gazetarët tha mocioni i opozitës bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare. Sipas tij, e gjitha u bë për të mbrojtur Olsi Ramën.

Konferenca e Kryetarëve ka refuzuar në shkelje të kushtetutës dhe rregullores për të caktuar një datë për zhvillimin e mocionit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për një debat sa i takon fenomenit të shitjes, prodhimit të lëndës narktoike. Mocioni ynë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike qoftë sa i përket prodhimit të lëndëve narkotike por edhe si rrugë traziti për transportin e lëndëve narkotike, ishte totalisht i bazuar në të drejtën që opozita ka për të kërkuar mocione të tilla. Por ashtu si opinioni publik është njohur ditët e shkuara, kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve u shkon mendja tek Olsi Rama edhe kolegëve u shkon në mendje ai emër dhe për të janë në gjendje të shkrijnë Kuvendin, rregulloren dhe kushtetutën, siç shkrinë javën e shkuar për llogari të Xhaçkës, Gjykatën Kushtetuese”, tha Bardhi.

 

Lini një Përgjigje